1 |
Profecia mbi Babiloninë, që ju paraqit në vegim Isaias, birit të Amotsit. |
2 |
"Ngrini një flamur mbi një mal të lartë, ngrini zërin ndaj tyre, lëvizni dorën që të hyjnë në portat e princave. |
3 |
Unë u dhashë urdhër atyre që më janë shenjtëruar mua, thirra trimat e mi për të zbatuar zemërimin tim, ata që ngazëllohen në madhërinë time. |
4 |
Dëgjohet zhurma e një turme të madhe ndër malet, e ngjashme me atë të një populli të pamasë; zhurma plot rrëmet e mbretërive, e kombeve të mbledhura. Zoti i ushtrive kalon në revistë ushtrinë gati për betejë. |
5 |
Vijnë nga një vend i largët, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemërimit të tij, për të shkatërruar mbarë dheun. |
6 |
Bërtisni, sepse dita e Zotit është e afërt; ajo po vjen si një shkatërrim nga ana e të Plotfuqishmit. |
7 |
Prandaj të gjitha duart e njerëzve do të jenë të dobëta dhe çdo zemër e tyre do të ligështohet. |
8 |
Do t'i zërë tmerri, do të kenë spazma dhe dhembje, do të përpëliten si një grua që po lind, do të shikojnë njëri tjetrin në fytyrë si të hutuar, fytyrat e tyre do të jenë fytyra të zjarrta. |
9 |
Ja, dita e Zotit po vjen: një ditë mizore, indinjate dhe zemërimi të fortë, për ta bërë tokën shkretëtirë dhe për të shfarosur mëkatarët prej saj. |
10 |
Sepse yjet e qiellit dhe yllësitë nuk do të shkëlqejnë më me dritën e tyre; dielli do të errësohet në lindjen e tij dhe hëna nuk do të përhapë më dritën e saj. |
11 |
Unë do të dënoj botën për ligësinë e saj dhe të pabesët për paudhësinë e tyre; do t'i jap fund krenarisë së kryelartëve dhe do të hedh poshtë arrogancën e tiranëve. |
12 |
Do ta bëjë njeriun e vdekshëm më të rrallë se ari i kulluar, njerëzinë më të rrallë se arin e Ofirit. |
13 |
Prandaj do të bëj që të dridhen qiejtë, dhe toka do të tundet nga vendi i saj për shkak të indinjatës së Zotit të ushtrive ditën e zemërimit të zjarrtë të tij. |
14 |
Atëherë si një gazelë e ndjekur apo si një kope që askush nuk e mbledh, gjithkush do të kthehet drejt popullit të tij, gjithkush do të ikë në vend të vet. |
15 |
Kushdo që do të gjendet do të shpohet dhe kushdo që do të kapet do të vritet me shpatë. |
16 |
Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen. |
17 |
Ja, unë po nxis kundër tyre Medët që nuk do ta kenë mendjen te argjendi dhe nuk gjejnë kënaqësi te ari. |
18 |
Harqet e tyre do t'i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t'i kursejë fëmijët. |
19 |
Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së Kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi. |
20 |
Ajo nuk do të banohet më as nuk do të popullohet brez pas brezi; Arabi nuk do të ngrerë më aty çadrën e tij, as barinjtë nuk do t'i ndalin aty kopetë e tyre. |
21 |
Por aty do të pushojnë bishat e shkretëtirës, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, do të banojnë aty strucat, do të hedhin valle satirët. |
22 |
Hienat do të ulërijnë në shtëpitë e tij të shkretuara, çakajtë në pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditët e tij nuk do të zgjaten më".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isaia 13:1 |
Isaia 13:2 |
Isaia 13:3 |
Isaia 13:4 |
Isaia 13:5 |
Isaia 13:6 |
Isaia 13:7 |
Isaia 13:8 |
Isaia 13:9 |
Isaia 13:10 |
Isaia 13:11 |
Isaia 13:12 |
Isaia 13:13 |
Isaia 13:14 |
Isaia 13:15 |
Isaia 13:16 |
Isaia 13:17 |
Isaia 13:18 |
Isaia 13:19 |
Isaia 13:20 |
Isaia 13:21 |
Isaia 13:22 |
|
|
|
|
|
|
Isaia 1 / Isai 1 |
Isaia 2 / Isai 2 |
Isaia 3 / Isai 3 |
Isaia 4 / Isai 4 |
Isaia 5 / Isai 5 |
Isaia 6 / Isai 6 |
Isaia 7 / Isai 7 |
Isaia 8 / Isai 8 |
Isaia 9 / Isai 9 |
Isaia 10 / Isai 10 |
Isaia 11 / Isai 11 |
Isaia 12 / Isai 12 |
Isaia 13 / Isai 13 |
Isaia 14 / Isai 14 |
Isaia 15 / Isai 15 |
Isaia 16 / Isai 16 |
Isaia 17 / Isai 17 |
Isaia 18 / Isai 18 |
Isaia 19 / Isai 19 |
Isaia 20 / Isai 20 |
Isaia 21 / Isai 21 |
Isaia 22 / Isai 22 |
Isaia 23 / Isai 23 |
Isaia 24 / Isai 24 |
Isaia 25 / Isai 25 |
Isaia 26 / Isai 26 |
Isaia 27 / Isai 27 |
Isaia 28 / Isai 28 |
Isaia 29 / Isai 29 |
Isaia 30 / Isai 30 |
Isaia 31 / Isai 31 |
Isaia 32 / Isai 32 |
Isaia 33 / Isai 33 |
Isaia 34 / Isai 34 |
Isaia 35 / Isai 35 |
Isaia 36 / Isai 36 |
Isaia 37 / Isai 37 |
Isaia 38 / Isai 38 |
Isaia 39 / Isai 39 |
Isaia 40 / Isai 40 |
Isaia 41 / Isai 41 |
Isaia 42 / Isai 42 |
Isaia 43 / Isai 43 |
Isaia 44 / Isai 44 |
Isaia 45 / Isai 45 |
Isaia 46 / Isai 46 |
Isaia 47 / Isai 47 |
Isaia 48 / Isai 48 |
Isaia 49 / Isai 49 |
Isaia 50 / Isai 50 |
Isaia 51 / Isai 51 |
Isaia 52 / Isai 52 |
Isaia 53 / Isai 53 |
Isaia 54 / Isai 54 |
Isaia 55 / Isai 55 |
Isaia 56 / Isai 56 |
Isaia 57 / Isai 57 |
Isaia 58 / Isai 58 |
Isaia 59 / Isai 59 |
Isaia 60 / Isai 60 |
Isaia 61 / Isai 61 |
Isaia 62 / Isai 62 |
Isaia 63 / Isai 63 |
Isaia 64 / Isai 64 |
Isaia 65 / Isai 65 |
Isaia 66 / Isai 66 |