A A A A A
Shqiptare Bibla 1884

Kënga e Solomonit 3



1
Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.
2
Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.
3
Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".
4
Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.
5
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t'i pëlqejë.
6
Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregëtarëve?
7
Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit.
8
Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.
9
Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.
10
I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit.
11
Dilni, bija të Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma, ditën e dasmës së tij, ditën e gëzimit të zemrës së tij.











Kënga e Solomonit 3:1

Kënga e Solomonit 3:2

Kënga e Solomonit 3:3

Kënga e Solomonit 3:4

Kënga e Solomonit 3:5

Kënga e Solomonit 3:6

Kënga e Solomonit 3:7

Kënga e Solomonit 3:8

Kënga e Solomonit 3:9

Kënga e Solomonit 3:10

Kënga e Solomonit 3:11







Kënga e Solomonit 1 / KëSo 1

Kënga e Solomonit 2 / KëSo 2

Kënga e Solomonit 3 / KëSo 3

Kënga e Solomonit 4 / KëSo 4

Kënga e Solomonit 5 / KëSo 5

Kënga e Solomonit 6 / KëSo 6

Kënga e Solomonit 7 / KëSo 7

Kënga e Solomonit 8 / KëSo 8