1 |
Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave. |
2 |
Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave. |
3 |
Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time. |
4 |
Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria. |
5 |
Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria. |
6 |
Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon. |
7 |
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t'i pëlqejë |
8 |
Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat. |
9 |
I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre. |
10 |
I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! |
11 |
Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. |
12 |
Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës. |
13 |
Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja. |
14 |
O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme". |
15 |
I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim. |
16 |
I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve. |
17 |
Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kënga e Solomonit 2:1 |
Kënga e Solomonit 2:2 |
Kënga e Solomonit 2:3 |
Kënga e Solomonit 2:4 |
Kënga e Solomonit 2:5 |
Kënga e Solomonit 2:6 |
Kënga e Solomonit 2:7 |
Kënga e Solomonit 2:8 |
Kënga e Solomonit 2:9 |
Kënga e Solomonit 2:10 |
Kënga e Solomonit 2:11 |
Kënga e Solomonit 2:12 |
Kënga e Solomonit 2:13 |
Kënga e Solomonit 2:14 |
Kënga e Solomonit 2:15 |
Kënga e Solomonit 2:16 |
Kënga e Solomonit 2:17 |
|
|
|
|
|
|
Kënga e Solomonit 1 / KëSo 1 |
Kënga e Solomonit 2 / KëSo 2 |
Kënga e Solomonit 3 / KëSo 3 |
Kënga e Solomonit 4 / KëSo 4 |
Kënga e Solomonit 5 / KëSo 5 |
Kënga e Solomonit 6 / KëSo 6 |
Kënga e Solomonit 7 / KëSo 7 |
Kënga e Solomonit 8 / KëSo 8 |