1 |
I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan. |
2 |
Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë. |
3 |
Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë. |
4 |
Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata. |
5 |
Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë. |
6 |
Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur. |
7 |
Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij. |
8 |
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit. |
9 |
Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme. |
10 |
Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën. |
11 |
I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye. |
12 |
Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen. |
13 |
Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën. |
14 |
Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi. |
15 |
Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur. |
16 |
Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij. |
17 |
Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë! |
18 |
Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas. |
19 |
Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe. |
20 |
Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj. |
21 |
Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë. |
22 |
Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria. |
23 |
Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë. |
24 |
Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron. |
25 |
Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi. |
26 |
Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë. |
27 |
Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime. |
28 |
Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 28:1 |
Fjalët e Urta 28:2 |
Fjalët e Urta 28:3 |
Fjalët e Urta 28:4 |
Fjalët e Urta 28:5 |
Fjalët e Urta 28:6 |
Fjalët e Urta 28:7 |
Fjalët e Urta 28:8 |
Fjalët e Urta 28:9 |
Fjalët e Urta 28:10 |
Fjalët e Urta 28:11 |
Fjalët e Urta 28:12 |
Fjalët e Urta 28:13 |
Fjalët e Urta 28:14 |
Fjalët e Urta 28:15 |
Fjalët e Urta 28:16 |
Fjalët e Urta 28:17 |
Fjalët e Urta 28:18 |
Fjalët e Urta 28:19 |
Fjalët e Urta 28:20 |
Fjalët e Urta 28:21 |
Fjalët e Urta 28:22 |
Fjalët e Urta 28:23 |
Fjalët e Urta 28:24 |
Fjalët e Urta 28:25 |
Fjalët e Urta 28:26 |
Fjalët e Urta 28:27 |
Fjalët e Urta 28:28 |
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 1 / FjUr 1 |
Fjalët e Urta 2 / FjUr 2 |
Fjalët e Urta 3 / FjUr 3 |
Fjalët e Urta 4 / FjUr 4 |
Fjalët e Urta 5 / FjUr 5 |
Fjalët e Urta 6 / FjUr 6 |
Fjalët e Urta 7 / FjUr 7 |
Fjalët e Urta 8 / FjUr 8 |
Fjalët e Urta 9 / FjUr 9 |
Fjalët e Urta 10 / FjUr 10 |
Fjalët e Urta 11 / FjUr 11 |
Fjalët e Urta 12 / FjUr 12 |
Fjalët e Urta 13 / FjUr 13 |
Fjalët e Urta 14 / FjUr 14 |
Fjalët e Urta 15 / FjUr 15 |
Fjalët e Urta 16 / FjUr 16 |
Fjalët e Urta 17 / FjUr 17 |
Fjalët e Urta 18 / FjUr 18 |
Fjalët e Urta 19 / FjUr 19 |
Fjalët e Urta 20 / FjUr 20 |
Fjalët e Urta 21 / FjUr 21 |
Fjalët e Urta 22 / FjUr 22 |
Fjalët e Urta 23 / FjUr 23 |
Fjalët e Urta 24 / FjUr 24 |
Fjalët e Urta 25 / FjUr 25 |
Fjalët e Urta 26 / FjUr 26 |
Fjalët e Urta 27 / FjUr 27 |
Fjalët e Urta 28 / FjUr 28 |
Fjalët e Urta 29 / FjUr 29 |
Fjalët e Urta 30 / FjUr 30 |
Fjalët e Urta 31 / FjUr 31 |