1 |
Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë. |
2 |
Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. |
3 |
Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë. |
4 |
Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë? |
5 |
Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. |
6 |
Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku. |
7 |
Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël. |
8 |
Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij. |
9 |
Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta. |
10 |
Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg. |
11 |
Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje. |
12 |
Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen. |
13 |
Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj. |
14 |
Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim. |
15 |
Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës. |
16 |
Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë. |
17 |
Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. |
18 |
Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet. |
19 |
Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun. |
20 |
Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve. |
21 |
Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr. |
22 |
Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij. |
23 |
Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua, |
24 |
sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi. |
25 |
Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve, |
26 |
qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are |
27 |
dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 27:1 |
Fjalët e Urta 27:2 |
Fjalët e Urta 27:3 |
Fjalët e Urta 27:4 |
Fjalët e Urta 27:5 |
Fjalët e Urta 27:6 |
Fjalët e Urta 27:7 |
Fjalët e Urta 27:8 |
Fjalët e Urta 27:9 |
Fjalët e Urta 27:10 |
Fjalët e Urta 27:11 |
Fjalët e Urta 27:12 |
Fjalët e Urta 27:13 |
Fjalët e Urta 27:14 |
Fjalët e Urta 27:15 |
Fjalët e Urta 27:16 |
Fjalët e Urta 27:17 |
Fjalët e Urta 27:18 |
Fjalët e Urta 27:19 |
Fjalët e Urta 27:20 |
Fjalët e Urta 27:21 |
Fjalët e Urta 27:22 |
Fjalët e Urta 27:23 |
Fjalët e Urta 27:24 |
Fjalët e Urta 27:25 |
Fjalët e Urta 27:26 |
Fjalët e Urta 27:27 |
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 1 / FjUr 1 |
Fjalët e Urta 2 / FjUr 2 |
Fjalët e Urta 3 / FjUr 3 |
Fjalët e Urta 4 / FjUr 4 |
Fjalët e Urta 5 / FjUr 5 |
Fjalët e Urta 6 / FjUr 6 |
Fjalët e Urta 7 / FjUr 7 |
Fjalët e Urta 8 / FjUr 8 |
Fjalët e Urta 9 / FjUr 9 |
Fjalët e Urta 10 / FjUr 10 |
Fjalët e Urta 11 / FjUr 11 |
Fjalët e Urta 12 / FjUr 12 |
Fjalët e Urta 13 / FjUr 13 |
Fjalët e Urta 14 / FjUr 14 |
Fjalët e Urta 15 / FjUr 15 |
Fjalët e Urta 16 / FjUr 16 |
Fjalët e Urta 17 / FjUr 17 |
Fjalët e Urta 18 / FjUr 18 |
Fjalët e Urta 19 / FjUr 19 |
Fjalët e Urta 20 / FjUr 20 |
Fjalët e Urta 21 / FjUr 21 |
Fjalët e Urta 22 / FjUr 22 |
Fjalët e Urta 23 / FjUr 23 |
Fjalët e Urta 24 / FjUr 24 |
Fjalët e Urta 25 / FjUr 25 |
Fjalët e Urta 26 / FjUr 26 |
Fjalët e Urta 27 / FjUr 27 |
Fjalët e Urta 28 / FjUr 28 |
Fjalët e Urta 29 / FjUr 29 |
Fjalët e Urta 30 / FjUr 30 |
Fjalët e Urta 31 / FjUr 31 |