1 |
Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait. |
2 |
Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt. |
3 |
Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve. |
4 |
Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai. |
5 |
Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë. |
6 |
Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë. |
7 |
Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve. |
8 |
Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja. |
9 |
Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri. |
10 |
Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve. |
11 |
Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij. |
12 |
A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të. |
13 |
Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!". |
14 |
Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij. |
15 |
Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja. |
16 |
Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend. |
17 |
Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen. |
18 |
Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje, |
19 |
kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!". |
20 |
Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund. |
21 |
Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet. |
22 |
Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve. |
23 |
Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte. |
24 |
Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin. |
25 |
Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër. |
26 |
Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend. |
27 |
Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të. |
28 |
Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 26:1 |
Fjalët e Urta 26:2 |
Fjalët e Urta 26:3 |
Fjalët e Urta 26:4 |
Fjalët e Urta 26:5 |
Fjalët e Urta 26:6 |
Fjalët e Urta 26:7 |
Fjalët e Urta 26:8 |
Fjalët e Urta 26:9 |
Fjalët e Urta 26:10 |
Fjalët e Urta 26:11 |
Fjalët e Urta 26:12 |
Fjalët e Urta 26:13 |
Fjalët e Urta 26:14 |
Fjalët e Urta 26:15 |
Fjalët e Urta 26:16 |
Fjalët e Urta 26:17 |
Fjalët e Urta 26:18 |
Fjalët e Urta 26:19 |
Fjalët e Urta 26:20 |
Fjalët e Urta 26:21 |
Fjalët e Urta 26:22 |
Fjalët e Urta 26:23 |
Fjalët e Urta 26:24 |
Fjalët e Urta 26:25 |
Fjalët e Urta 26:26 |
Fjalët e Urta 26:27 |
Fjalët e Urta 26:28 |
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 1 / FjUr 1 |
Fjalët e Urta 2 / FjUr 2 |
Fjalët e Urta 3 / FjUr 3 |
Fjalët e Urta 4 / FjUr 4 |
Fjalët e Urta 5 / FjUr 5 |
Fjalët e Urta 6 / FjUr 6 |
Fjalët e Urta 7 / FjUr 7 |
Fjalët e Urta 8 / FjUr 8 |
Fjalët e Urta 9 / FjUr 9 |
Fjalët e Urta 10 / FjUr 10 |
Fjalët e Urta 11 / FjUr 11 |
Fjalët e Urta 12 / FjUr 12 |
Fjalët e Urta 13 / FjUr 13 |
Fjalët e Urta 14 / FjUr 14 |
Fjalët e Urta 15 / FjUr 15 |
Fjalët e Urta 16 / FjUr 16 |
Fjalët e Urta 17 / FjUr 17 |
Fjalët e Urta 18 / FjUr 18 |
Fjalët e Urta 19 / FjUr 19 |
Fjalët e Urta 20 / FjUr 20 |
Fjalët e Urta 21 / FjUr 21 |
Fjalët e Urta 22 / FjUr 22 |
Fjalët e Urta 23 / FjUr 23 |
Fjalët e Urta 24 / FjUr 24 |
Fjalët e Urta 25 / FjUr 25 |
Fjalët e Urta 26 / FjUr 26 |
Fjalët e Urta 27 / FjUr 27 |
Fjalët e Urta 28 / FjUr 28 |
Fjalët e Urta 29 / FjUr 29 |
Fjalët e Urta 30 / FjUr 30 |
Fjalët e Urta 31 / FjUr 31 |