1 |
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara; |
2 |
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh. |
3 |
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues. |
4 |
Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt. |
5 |
A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit. |
6 |
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme; |
7 |
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty. |
8 |
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla. |
9 |
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate. |
10 |
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve, |
11 |
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje. |
12 |
Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë. |
13 |
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë; |
14 |
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli. |
15 |
Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë; |
16 |
zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta. |
17 |
Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit; |
18 |
sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet. |
19 |
Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë. |
20 |
Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit; |
21 |
sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka. |
22 |
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë. |
23 |
Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim. |
24 |
Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin. |
25 |
Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur. |
26 |
Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia. |
27 |
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë. |
28 |
Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë. |
29 |
Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur? |
30 |
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar. |
31 |
Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë! |
32 |
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër. |
33 |
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura. |
34 |
Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes. |
35 |
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 23:1 |
Fjalët e Urta 23:2 |
Fjalët e Urta 23:3 |
Fjalët e Urta 23:4 |
Fjalët e Urta 23:5 |
Fjalët e Urta 23:6 |
Fjalët e Urta 23:7 |
Fjalët e Urta 23:8 |
Fjalët e Urta 23:9 |
Fjalët e Urta 23:10 |
Fjalët e Urta 23:11 |
Fjalët e Urta 23:12 |
Fjalët e Urta 23:13 |
Fjalët e Urta 23:14 |
Fjalët e Urta 23:15 |
Fjalët e Urta 23:16 |
Fjalët e Urta 23:17 |
Fjalët e Urta 23:18 |
Fjalët e Urta 23:19 |
Fjalët e Urta 23:20 |
Fjalët e Urta 23:21 |
Fjalët e Urta 23:22 |
Fjalët e Urta 23:23 |
Fjalët e Urta 23:24 |
Fjalët e Urta 23:25 |
Fjalët e Urta 23:26 |
Fjalët e Urta 23:27 |
Fjalët e Urta 23:28 |
Fjalët e Urta 23:29 |
Fjalët e Urta 23:30 |
Fjalët e Urta 23:31 |
Fjalët e Urta 23:32 |
Fjalët e Urta 23:33 |
Fjalët e Urta 23:34 |
Fjalët e Urta 23:35 |
|
|
|
|
|
|
Fjalët e Urta 1 / FjUr 1 |
Fjalët e Urta 2 / FjUr 2 |
Fjalët e Urta 3 / FjUr 3 |
Fjalët e Urta 4 / FjUr 4 |
Fjalët e Urta 5 / FjUr 5 |
Fjalët e Urta 6 / FjUr 6 |
Fjalët e Urta 7 / FjUr 7 |
Fjalët e Urta 8 / FjUr 8 |
Fjalët e Urta 9 / FjUr 9 |
Fjalët e Urta 10 / FjUr 10 |
Fjalët e Urta 11 / FjUr 11 |
Fjalët e Urta 12 / FjUr 12 |
Fjalët e Urta 13 / FjUr 13 |
Fjalët e Urta 14 / FjUr 14 |
Fjalët e Urta 15 / FjUr 15 |
Fjalët e Urta 16 / FjUr 16 |
Fjalët e Urta 17 / FjUr 17 |
Fjalët e Urta 18 / FjUr 18 |
Fjalët e Urta 19 / FjUr 19 |
Fjalët e Urta 20 / FjUr 20 |
Fjalët e Urta 21 / FjUr 21 |
Fjalët e Urta 22 / FjUr 22 |
Fjalët e Urta 23 / FjUr 23 |
Fjalët e Urta 24 / FjUr 24 |
Fjalët e Urta 25 / FjUr 25 |
Fjalët e Urta 26 / FjUr 26 |
Fjalët e Urta 27 / FjUr 27 |
Fjalët e Urta 28 / FjUr 28 |
Fjalët e Urta 29 / FjUr 29 |
Fjalët e Urta 30 / FjUr 30 |
Fjalët e Urta 31 / FjUr 31 |