A A A A A
Facebook Instagram Twitter
Shqiptare Bibla 1884

Fjalët e Urta 14



1
Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.
2
Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.
3
Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.
4
Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.
5
Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.
6
Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.
7
Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.
8
Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.
9
Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.
10
Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.
11
Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.
12
Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.
13
Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.
14
Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.
15
Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.
16
Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.
17
Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.
18
Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.
19
Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.
20
Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.
21
Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.
22
A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.
23
Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.
24
Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.
25
Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.
26
Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.
27
Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.
28
Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.
29
Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.
30
Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.
31
Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.
32
I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.
33
Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.
34
Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.
35
Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.











Fjalët e Urta 14:1

Fjalët e Urta 14:2

Fjalët e Urta 14:3

Fjalët e Urta 14:4

Fjalët e Urta 14:5

Fjalët e Urta 14:6

Fjalët e Urta 14:7

Fjalët e Urta 14:8

Fjalët e Urta 14:9

Fjalët e Urta 14:10

Fjalët e Urta 14:11

Fjalët e Urta 14:12

Fjalët e Urta 14:13

Fjalët e Urta 14:14

Fjalët e Urta 14:15

Fjalët e Urta 14:16

Fjalët e Urta 14:17

Fjalët e Urta 14:18

Fjalët e Urta 14:19

Fjalët e Urta 14:20

Fjalët e Urta 14:21

Fjalët e Urta 14:22

Fjalët e Urta 14:23

Fjalët e Urta 14:24

Fjalët e Urta 14:25

Fjalët e Urta 14:26

Fjalët e Urta 14:27

Fjalët e Urta 14:28

Fjalët e Urta 14:29

Fjalët e Urta 14:30

Fjalët e Urta 14:31

Fjalët e Urta 14:32

Fjalët e Urta 14:33

Fjalët e Urta 14:34

Fjalët e Urta 14:35







Fjalët e Urta 1 / FjUr 1

Fjalët e Urta 2 / FjUr 2

Fjalët e Urta 3 / FjUr 3

Fjalët e Urta 4 / FjUr 4

Fjalët e Urta 5 / FjUr 5

Fjalët e Urta 6 / FjUr 6

Fjalët e Urta 7 / FjUr 7

Fjalët e Urta 8 / FjUr 8

Fjalët e Urta 9 / FjUr 9

Fjalët e Urta 10 / FjUr 10

Fjalët e Urta 11 / FjUr 11

Fjalët e Urta 12 / FjUr 12

Fjalët e Urta 13 / FjUr 13

Fjalët e Urta 14 / FjUr 14

Fjalët e Urta 15 / FjUr 15

Fjalët e Urta 16 / FjUr 16

Fjalët e Urta 17 / FjUr 17

Fjalët e Urta 18 / FjUr 18

Fjalët e Urta 19 / FjUr 19

Fjalët e Urta 20 / FjUr 20

Fjalët e Urta 21 / FjUr 21

Fjalët e Urta 22 / FjUr 22

Fjalët e Urta 23 / FjUr 23

Fjalët e Urta 24 / FjUr 24

Fjalët e Urta 25 / FjUr 25

Fjalët e Urta 26 / FjUr 26

Fjalët e Urta 27 / FjUr 27

Fjalët e Urta 28 / FjUr 28

Fjalët e Urta 29 / FjUr 29

Fjalët e Urta 30 / FjUr 30

Fjalët e Urta 31 / FjUr 31