1 |
Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla. |
2 |
Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija. |
3 |
Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë. |
4 |
Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij. |
5 |
Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi. |
6 |
Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë. |
7 |
Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë. |
8 |
Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet. |
9 |
Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë. |
10 |
I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore. |
11 |
Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend. |
12 |
I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt. |
13 |
Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë. |
14 |
Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij. |
15 |
Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. |
16 |
Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin. |
17 |
Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime. |
18 |
Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim. |
19 |
Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. |
20 |
Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim. |
21 |
Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe. |
22 |
Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij. |
23 |
Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre. |
24 |
Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme. |
25 |
Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë. |
26 |
I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin. |
27 |
Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme. |
28 |
Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |