1 |
Pastaj bëri altarin e olokausteve prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë po pesë kubitë; ishte katror dhe i lartë tre kubitë. |
2 |
Në të katër qoshet e tij bëri disa brirë, që përbënin një të tërë me të, dhe e veshi me bronz. |
3 |
Bëri gjithashtu të gjitha përdorëset e altarit: enët për hirin, lopatat e vogla, legenat, mashat dhe mangallet; të gjitha veglat e tij i bëri prej bronzi. |
4 |
Dhe bëri për altarin një grilë prej bronzi në formën e një rrjete nën kornizën, në pjesën e poshtme në mënyrë që rrjeta të ndodhej në gjysmën e lartësisë së altarit. |
5 |
Derdhi katër unaza për të katër cepat e grilës prej bronzi, me qëllim që të kalonin shtizat. |
6 |
Pastaj i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me bronz. |
7 |
Pas kësaj i kaloi shtizat nëpër unazat që ndodheshin anëve të altarit, me të cilat do të mbartej: e ndërtoi me dërrasa dhe bosh nga brenda. |
8 |
Pastaj bëri legenin prej bronzi dhe bazën e tij prej bronzi, duke përdorur pasqyrat e grave që vinin për të bërë shërbime në hyrje të çadrës së mbledhjes. |
9 |
Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh, |
10 |
dhe kishin njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi. |
11 |
Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi. |
12 |
Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi. |
13 |
Përpara, nga ana e lindjes, kishte pesëdhjetë kubitë: |
14 |
nga njëri krah kishte pesëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre; |
15 |
dhe nga ana tjetër (si këtej ashtu dhe matanë portës së hyrjes në oborr) kishte pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre. |
16 |
Të gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur; |
17 |
bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin të veshura me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit ishin të lidhura me disa shtiza argjendi. |
18 |
Perdja për hyrjen në oborr ishte e qëndisur, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe të kuq të ndezur, dhe me li të përdredhur; kishte një gjatësi prej njëzet kubitësh, një lartësi prej pesë kubitësh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit. |
19 |
Kishte katër shtylla me katër bazat e tyre prej bronzi; grremçat e tyre ishin prej argjendi dhe kapitelet e tyre dhe shtizat e tyre ishin të veshura me argjend. |
20 |
Të gjitha kunjat e tabernakullit dhe të rrethojës së oborrit ishin prej bronzi. |
21 |
Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e Levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron. |
22 |
Betsaleeli, bir i Urit, bir i Hurit, nga fisi i Judës, bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti Moisiut, |
23 |
duke pasur me vete Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit, gdhendës, vizatues dhe qëndistar i stofave ngjyrë vjollcë, të purpurta, të kuqe të ndezur dhe prej liri të hollë. |
24 |
Gjithë ari i përdorur për të gjitha punimet për vendin e shenjtë, domethënë ari i ofertave, qe njëzet e nëntë talente dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, simbas siklit të shenjtërores. |
25 |
Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores: |
26 |
një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra. |
27 |
Njëqind talentet prej argjendi shërbyen për të shkrirë bazat e shenjtërores dhe bazat e velit: njëqind baza për njëqind talentet, një talent për bazë. |
28 |
Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat. |
29 |
Bronzi i ofertave arrinte në shtatëdhjetë talente dhe dy mijë e katërqind sikla. |
30 |
Dhe me këtë ai bëri bazat e hyrjes së çadrës së mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilën e tij dhe me të gjitha orenditë e altarit, |
31 |
bazat e oborrit, bazat e hyrjes në oborr, të gjithë kunjat e tabernakullit dhe të gjithë kunjat e rrethimit të oborrit.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Eksod 38:1 |
Eksod 38:2 |
Eksod 38:3 |
Eksod 38:4 |
Eksod 38:5 |
Eksod 38:6 |
Eksod 38:7 |
Eksod 38:8 |
Eksod 38:9 |
Eksod 38:10 |
Eksod 38:11 |
Eksod 38:12 |
Eksod 38:13 |
Eksod 38:14 |
Eksod 38:15 |
Eksod 38:16 |
Eksod 38:17 |
Eksod 38:18 |
Eksod 38:19 |
Eksod 38:20 |
Eksod 38:21 |
Eksod 38:22 |
Eksod 38:23 |
Eksod 38:24 |
Eksod 38:25 |
Eksod 38:26 |
Eksod 38:27 |
Eksod 38:28 |
Eksod 38:29 |
Eksod 38:30 |
Eksod 38:31 |
|
|
|
|
|
|
Eksod 1 / Eks 1 |
Eksod 2 / Eks 2 |
Eksod 3 / Eks 3 |
Eksod 4 / Eks 4 |
Eksod 5 / Eks 5 |
Eksod 6 / Eks 6 |
Eksod 7 / Eks 7 |
Eksod 8 / Eks 8 |
Eksod 9 / Eks 9 |
Eksod 10 / Eks 10 |
Eksod 11 / Eks 11 |
Eksod 12 / Eks 12 |
Eksod 13 / Eks 13 |
Eksod 14 / Eks 14 |
Eksod 15 / Eks 15 |
Eksod 16 / Eks 16 |
Eksod 17 / Eks 17 |
Eksod 18 / Eks 18 |
Eksod 19 / Eks 19 |
Eksod 20 / Eks 20 |
Eksod 21 / Eks 21 |
Eksod 22 / Eks 22 |
Eksod 23 / Eks 23 |
Eksod 24 / Eks 24 |
Eksod 25 / Eks 25 |
Eksod 26 / Eks 26 |
Eksod 27 / Eks 27 |
Eksod 28 / Eks 28 |
Eksod 29 / Eks 29 |
Eksod 30 / Eks 30 |
Eksod 31 / Eks 31 |
Eksod 32 / Eks 32 |
Eksod 33 / Eks 33 |
Eksod 34 / Eks 34 |
Eksod 35 / Eks 35 |
Eksod 36 / Eks 36 |
Eksod 37 / Eks 37 |
Eksod 38 / Eks 38 |
Eksod 39 / Eks 39 |
Eksod 40 / Eks 40 |