1 |
Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit". |
2 |
Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t'i hyrë punës dhe për ta kryer atë. |
3 |
Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t'i sillnin Moisiut oferta vullnetare. |
4 |
Atëherë të gjithë njerëzit e aftë që kryenin punime të çfarëdo lloji në shenjtërore, duke lënë secili punën që bënte, erdhën |
5 |
dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen". |
6 |
Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështue ndaluan popullin të sillte tjetër material. |
7 |
Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte. |
8 |
Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht. |
9 |
Çdo pëlhurë kishte një gjatësi dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të gjitha pëlhurat kishin të njëjtën masë. |
10 |
Ai bashkoi pesë pëlhura, dhe bashkoi gjithashtu pesë pëlhurat e tjera. |
11 |
Dhe bëri sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave; bëri të njëjtën gjë në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë. |
12 |
Ai bëri pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë; sythet korrespondonin njëri me tjetrin. |
13 |
Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë. |
14 |
Ai bëri gjithashtu pëlhura me leshin e dhive, që të shërbenin si çadra mbi tabernakullin; ai bëri njëmbëdhjetë nga këto pëlhura. |
15 |
Çdo pëlhurë kishte një gjatësi prej tridhjetë kubitësh, dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë. |
16 |
Ai bashkoi pesë pëlhura nga njëra anë dhe gjashtë pëlhura nga ana tjetër. |
17 |
Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë. |
18 |
Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë. |
19 |
Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash. |
20 |
Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë. |
21 |
Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë. |
22 |
Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit. |
23 |
Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor; |
24 |
dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta. |
25 |
Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa, |
26 |
me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë. |
27 |
Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa. |
28 |
Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit. |
29 |
Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet. |
30 |
Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë. |
31 |
Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit, |
32 |
pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim. |
33 |
Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën. |
34 |
I veshi pastaj dërrasat me ar dhe i bëri prej ari unazat e tyre nga do të kalonin traversat, dhe i veshi me ar traversat. |
35 |
Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht; |
36 |
Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi. |
37 |
Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari. |
38 |
Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Eksod 36:1 |
Eksod 36:2 |
Eksod 36:3 |
Eksod 36:4 |
Eksod 36:5 |
Eksod 36:6 |
Eksod 36:7 |
Eksod 36:8 |
Eksod 36:9 |
Eksod 36:10 |
Eksod 36:11 |
Eksod 36:12 |
Eksod 36:13 |
Eksod 36:14 |
Eksod 36:15 |
Eksod 36:16 |
Eksod 36:17 |
Eksod 36:18 |
Eksod 36:19 |
Eksod 36:20 |
Eksod 36:21 |
Eksod 36:22 |
Eksod 36:23 |
Eksod 36:24 |
Eksod 36:25 |
Eksod 36:26 |
Eksod 36:27 |
Eksod 36:28 |
Eksod 36:29 |
Eksod 36:30 |
Eksod 36:31 |
Eksod 36:32 |
Eksod 36:33 |
Eksod 36:34 |
Eksod 36:35 |
Eksod 36:36 |
Eksod 36:37 |
Eksod 36:38 |
|
|
|
|
|
|
Eksod 1 / Eks 1 |
Eksod 2 / Eks 2 |
Eksod 3 / Eks 3 |
Eksod 4 / Eks 4 |
Eksod 5 / Eks 5 |
Eksod 6 / Eks 6 |
Eksod 7 / Eks 7 |
Eksod 8 / Eks 8 |
Eksod 9 / Eks 9 |
Eksod 10 / Eks 10 |
Eksod 11 / Eks 11 |
Eksod 12 / Eks 12 |
Eksod 13 / Eks 13 |
Eksod 14 / Eks 14 |
Eksod 15 / Eks 15 |
Eksod 16 / Eks 16 |
Eksod 17 / Eks 17 |
Eksod 18 / Eks 18 |
Eksod 19 / Eks 19 |
Eksod 20 / Eks 20 |
Eksod 21 / Eks 21 |
Eksod 22 / Eks 22 |
Eksod 23 / Eks 23 |
Eksod 24 / Eks 24 |
Eksod 25 / Eks 25 |
Eksod 26 / Eks 26 |
Eksod 27 / Eks 27 |
Eksod 28 / Eks 28 |
Eksod 29 / Eks 29 |
Eksod 30 / Eks 30 |
Eksod 31 / Eks 31 |
Eksod 32 / Eks 32 |
Eksod 33 / Eks 33 |
Eksod 34 / Eks 34 |
Eksod 35 / Eks 35 |
Eksod 36 / Eks 36 |
Eksod 37 / Eks 37 |
Eksod 38 / Eks 38 |
Eksod 39 / Eks 39 |
Eksod 40 / Eks 40 |