1 |
"Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit. |
2 |
Dhe do t'i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t'i dhënë nder e hijeshi. |
3 |
Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t'i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift. |
4 |
Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift; |
5 |
ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë. |
6 |
Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht. |
7 |
Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë. |
8 |
Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur. |
9 |
Pastaj do të marrësh dy gurë oniksi dhe do të gdhendësh mbi ta emrat e bijve të Izraelit: |
10 |
gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes. |
11 |
Do të gdhendësh mbi këta gurë emrat e bijve të Izraelit ashtu siç bën prerësi i gurit në gdhendjen e një vule; do t'i futësh në rrathë ari. |
12 |
Do t'i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t'i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij. |
13 |
Do të bësh gjithashtu rrathë ari |
14 |
dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë. |
15 |
Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur. |
16 |
Do të jetë katror dhe i palosur më dysh; do të jetë një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë. |
17 |
Dhe do të ngallmosh katër radhë gurësh: në radhën e parë një sardonio, një topaz dhe një smerald; |
18 |
në radhën e dytë: një bruz, një safir dhe një diamant; |
19 |
në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist; |
20 |
në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë. |
21 |
Dhe gurët do t'u korrespondojnë emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre, të gdhendur si vula, secila me emrin e fiseve të Izraelit. |
22 |
Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë. |
23 |
Pastaj do të bësh mbi pektoral dyj unaza prej ari, dhe do t'i vësh të dy unazat në dy skajet e pektoralit. |
24 |
Pastaj do t'i fiksosh dy kordonat prej ari në dy unazat në skajet e pektoralit; |
25 |
dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t'i lidhësh me të dy rrathët dhe do t'i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara. |
26 |
Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t'i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit. |
27 |
Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t'i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit. |
28 |
Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit. |
29 |
Kështu Aaroni do t'i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit. |
30 |
Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht. |
31 |
Do të bësh edhe mantelin e efodit, krejt në ngjyrë vjollce. |
32 |
Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet. |
33 |
Rreth e qark kësaj buze të mantelit do të bësh disa shegë ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe rreth tyre, zile ari; |
34 |
një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark, mbi buzën e mantelit. |
35 |
Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë. |
36 |
Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT. |
37 |
Do t'i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës. |
38 |
Kështu do të qëndrojnë mbi ballin e Aaronit, dhe Aaroni do të mbajë fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta të paraqitura nga bijtë e Izraelit, në çdo lloj ofertash të shenjta; ajo do të rrijë vazhdimisht mbi ballin e tij, në mënyrë që ato të jenë të mirëpritura nga Zoti. |
39 |
Do të endësh gjithashtu tunikën prej liri të hollë, të punuar me shtiza; do të bësh një çallmë prej liri të hollë dhe një brez, një punë qëndistari. |
40 |
Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t'u japësh atyre nder dhe hijeshi. |
41 |
Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t'i vajosësh, do t'i shugurosh dhe do t'i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj. |
42 |
Do t'u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët. |
43 |
Aaroni dhe bijtë e tij do t'i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t'i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Eksod 28:1 |
Eksod 28:2 |
Eksod 28:3 |
Eksod 28:4 |
Eksod 28:5 |
Eksod 28:6 |
Eksod 28:7 |
Eksod 28:8 |
Eksod 28:9 |
Eksod 28:10 |
Eksod 28:11 |
Eksod 28:12 |
Eksod 28:13 |
Eksod 28:14 |
Eksod 28:15 |
Eksod 28:16 |
Eksod 28:17 |
Eksod 28:18 |
Eksod 28:19 |
Eksod 28:20 |
Eksod 28:21 |
Eksod 28:22 |
Eksod 28:23 |
Eksod 28:24 |
Eksod 28:25 |
Eksod 28:26 |
Eksod 28:27 |
Eksod 28:28 |
Eksod 28:29 |
Eksod 28:30 |
Eksod 28:31 |
Eksod 28:32 |
Eksod 28:33 |
Eksod 28:34 |
Eksod 28:35 |
Eksod 28:36 |
Eksod 28:37 |
Eksod 28:38 |
Eksod 28:39 |
Eksod 28:40 |
Eksod 28:41 |
Eksod 28:42 |
Eksod 28:43 |
|
|
|
|
|
|
Eksod 1 / Eks 1 |
Eksod 2 / Eks 2 |
Eksod 3 / Eks 3 |
Eksod 4 / Eks 4 |
Eksod 5 / Eks 5 |
Eksod 6 / Eks 6 |
Eksod 7 / Eks 7 |
Eksod 8 / Eks 8 |
Eksod 9 / Eks 9 |
Eksod 10 / Eks 10 |
Eksod 11 / Eks 11 |
Eksod 12 / Eks 12 |
Eksod 13 / Eks 13 |
Eksod 14 / Eks 14 |
Eksod 15 / Eks 15 |
Eksod 16 / Eks 16 |
Eksod 17 / Eks 17 |
Eksod 18 / Eks 18 |
Eksod 19 / Eks 19 |
Eksod 20 / Eks 20 |
Eksod 21 / Eks 21 |
Eksod 22 / Eks 22 |
Eksod 23 / Eks 23 |
Eksod 24 / Eks 24 |
Eksod 25 / Eks 25 |
Eksod 26 / Eks 26 |
Eksod 27 / Eks 27 |
Eksod 28 / Eks 28 |
Eksod 29 / Eks 29 |
Eksod 30 / Eks 30 |
Eksod 31 / Eks 31 |
Eksod 32 / Eks 32 |
Eksod 33 / Eks 33 |
Eksod 34 / Eks 34 |
Eksod 35 / Eks 35 |
Eksod 36 / Eks 36 |
Eksod 37 / Eks 37 |
Eksod 38 / Eks 38 |
Eksod 39 / Eks 39 |
Eksod 40 / Eks 40 |