A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Eksod 20

1
Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
2
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
3
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
4
Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
5
Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
6
dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
7
Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
8
Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
9
Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;
10
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
11
sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
12
Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
13
Nuk do të vrasësh.
14
Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
15
Nuk do të vjedhësh.
16
Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
17
Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
18
Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.
19
Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
20
Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t'ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
21
Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.
22
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.
23
Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.
24
Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.
25
Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t'i ndotësh.
26
Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".
Eksod 20:1
Eksod 20:2
Eksod 20:3
Eksod 20:4
Eksod 20:5
Eksod 20:6
Eksod 20:7
Eksod 20:8
Eksod 20:9
Eksod 20:10
Eksod 20:11
Eksod 20:12
Eksod 20:13
Eksod 20:14
Eksod 20:15
Eksod 20:16
Eksod 20:17
Eksod 20:18
Eksod 20:19
Eksod 20:20
Eksod 20:21
Eksod 20:22
Eksod 20:23
Eksod 20:24
Eksod 20:25
Eksod 20:26
Eksod 1 / Eks 1
Eksod 2 / Eks 2
Eksod 3 / Eks 3
Eksod 4 / Eks 4
Eksod 5 / Eks 5
Eksod 6 / Eks 6
Eksod 7 / Eks 7
Eksod 8 / Eks 8
Eksod 9 / Eks 9
Eksod 10 / Eks 10
Eksod 11 / Eks 11
Eksod 12 / Eks 12
Eksod 13 / Eks 13
Eksod 14 / Eks 14
Eksod 15 / Eks 15
Eksod 16 / Eks 16
Eksod 17 / Eks 17
Eksod 18 / Eks 18
Eksod 19 / Eks 19
Eksod 20 / Eks 20
Eksod 21 / Eks 21
Eksod 22 / Eks 22
Eksod 23 / Eks 23
Eksod 24 / Eks 24
Eksod 25 / Eks 25
Eksod 26 / Eks 26
Eksod 27 / Eks 27
Eksod 28 / Eks 28
Eksod 29 / Eks 29
Eksod 30 / Eks 30
Eksod 31 / Eks 31
Eksod 32 / Eks 32
Eksod 33 / Eks 33
Eksod 34 / Eks 34
Eksod 35 / Eks 35
Eksod 36 / Eks 36
Eksod 37 / Eks 37
Eksod 38 / Eks 38
Eksod 39 / Eks 39
Eksod 40 / Eks 40