A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Eksod 17

1
Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk kishte ujë të pijshëm për popullin.
2
Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: "Na jep ujë për të pirë". Moisiu u përgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?".
3
Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?".
4
Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë".
5
Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.
6
Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
7
Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?".
8
Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Refidim.
9
Dhe Moisiu i tha Jozueut: "Zgjidh për ne disa burra dhe dil për të luftuar kundër Amalekut; nesër do të jem në majë të kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë".
10
Jozueu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe luftoi kundër Amalekut, ndërsa Moisiu, Aaroni dhe Huri u ngjitën në majë të kodrës.
11
Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.
12
Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit.
13
Prandaj Jozueu mundi Amalekun dhe njerëzit e tij, duke i prerë me shpata.
14
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaje këtë ngjarje në një libër, që të mos harrohet kurrë, dhe njofto Jozueun që unë do ta fshij fare kujtimin e Amalekut nën qiellin".
15
Moisiu ndërtoi pastaj një altar, të cilit i vuri emrin: "Zoti është flamuri im"; dhe tha:
16
"Dora u ngrit kundër fronit të Zotit, dhe Zoti do t'i bëjë luftë Amalekut brez pas brezi".
Eksod 17:1
Eksod 17:2
Eksod 17:3
Eksod 17:4
Eksod 17:5
Eksod 17:6
Eksod 17:7
Eksod 17:8
Eksod 17:9
Eksod 17:10
Eksod 17:11
Eksod 17:12
Eksod 17:13
Eksod 17:14
Eksod 17:15
Eksod 17:16
Eksod 1 / Eks 1
Eksod 2 / Eks 2
Eksod 3 / Eks 3
Eksod 4 / Eks 4
Eksod 5 / Eks 5
Eksod 6 / Eks 6
Eksod 7 / Eks 7
Eksod 8 / Eks 8
Eksod 9 / Eks 9
Eksod 10 / Eks 10
Eksod 11 / Eks 11
Eksod 12 / Eks 12
Eksod 13 / Eks 13
Eksod 14 / Eks 14
Eksod 15 / Eks 15
Eksod 16 / Eks 16
Eksod 17 / Eks 17
Eksod 18 / Eks 18
Eksod 19 / Eks 19
Eksod 20 / Eks 20
Eksod 21 / Eks 21
Eksod 22 / Eks 22
Eksod 23 / Eks 23
Eksod 24 / Eks 24
Eksod 25 / Eks 25
Eksod 26 / Eks 26
Eksod 27 / Eks 27
Eksod 28 / Eks 28
Eksod 29 / Eks 29
Eksod 30 / Eks 30
Eksod 31 / Eks 31
Eksod 32 / Eks 32
Eksod 33 / Eks 33
Eksod 34 / Eks 34
Eksod 35 / Eks 35
Eksod 36 / Eks 36
Eksod 37 / Eks 37
Eksod 38 / Eks 38
Eksod 39 / Eks 39
Eksod 40 / Eks 40