1 |
Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës! |
2 |
Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij. |
3 |
Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve. |
4 |
Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera. |
5 |
Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë. |
6 |
Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij. |
7 |
Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë. |
8 |
Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij. |
9 |
Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës. |
10 |
U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi". |
11 |
Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të. |
12 |
Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, |
13 |
sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |