Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Shqiptare Bibla 1884

Psalmet 91

1

Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

2

Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".

3

Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

4

Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

5

Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

6

as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

7

Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

8

Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

9

Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

10

nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.

11

Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

12

Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

13

Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

14

Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.

15

Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

16

Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884