1 |
Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive. |
2 |
Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela) |
3 |
Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit. |
4 |
Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit. |
5 |
Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë. |
6 |
Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit. |
7 |
Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër". |
8 |
Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |