Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Shqiptare Bibla 1884

Psalmet 61

1

O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

2

Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

3

sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

4

Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

5

Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

6

Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

7

Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

8

Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884