Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Shqiptare Bibla 1884

Psalmet 6

1

O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.

2

Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.

3

Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?

4

Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.

5

Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?

6

Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.

7

Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.

8

Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.

9

Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.

10

Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884