|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, |
2 |
qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. |
3 |
Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. |
4 |
Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. |
5 |
Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, |
6 |
ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? |
7 |
Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, |
8 |
sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, |
9 |
për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën. |
10 |
Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre. |
11 |
Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre. |
12 |
Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë. |
13 |
Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela) |
14 |
Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. |
15 |
Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) |
16 |
Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet, |
17 |
sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij. |
18 |
Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh), |
19 |
ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën. |
20 |
Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken. |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |