A A A A A
Shqiptare Bibla 1884

Psalmet 47



1
Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
2
Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
3
Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
4
Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
5
Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
6
Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
7
Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
8
Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
9
Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.