|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. |
2 |
Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela) |
3 |
Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. |
4 |
Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) |
5 |
Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. |
6 |
Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. |
7 |
Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. |
8 |
Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela) |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |