1 |
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. |
2 |
Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
3 |
Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
4 |
atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
5 |
atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
6 |
atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
7 |
atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
8 |
diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
9 |
hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
10 |
Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
11 |
dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
12 |
me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
13 |
Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
14 |
dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
15 |
por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
16 |
Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
17 |
atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
18 |
dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë; |
19 |
Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
20 |
dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
21 |
Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
22 |
në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
23 |
Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
24 |
dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
25 |
Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
26 |
Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |