|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij, |
2 |
ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë: |
3 |
"Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; |
4 |
nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, |
5 |
deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit". |
6 |
Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit. |
7 |
Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij. |
8 |
Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate. |
9 |
Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu. |
10 |
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd. |
11 |
Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua. |
12 |
Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd". |
13 |
Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: |
14 |
"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur. |
15 |
Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij; |
16 |
do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi. |
17 |
Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim. |
18 |
Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij". |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |