1 |
Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij. |
2 |
Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë. |
3 |
Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! |
4 |
Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti. |
5 |
Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate. |
6 |
Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |