1 |
Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. |
2 |
Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. |
3 |
Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. |
4 |
Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. |
5 |
Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, |
6 |
kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? |
7 |
Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, |
8 |
për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. |
9 |
Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |