|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: |
2 |
"Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë? |
3 |
Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë. |
4 |
Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë? |
5 |
Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij. |
6 |
Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen. |
7 |
Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet. |
8 |
I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit. |
9 |
Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut. |
10 |
Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta. |
11 |
Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj. |
12 |
Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?". |
13 |
Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit. |
14 |
Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të? |
15 |
Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim. |
16 |
Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim, |
17 |
ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak. |
18 |
Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime. |
19 |
Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur? |
20 |
Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur. |
21 |
Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time. |
22 |
Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin". |
23 |
Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve. |
24 |
Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra? |
25 |
Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë. |
26 |
Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet. |
27 |
Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar", |
28 |
më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm. |
29 |
Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot? |
30 |
Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë, |
31 |
ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri. |
32 |
Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë. |
33 |
Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy. |
34 |
Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë. |
35 |
Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time. |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |