|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha: |
2 |
"Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme? |
3 |
A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë? |
4 |
Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre. |
5 |
Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit, |
6 |
në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate. |
7 |
Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël, |
8 |
e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre; |
9 |
ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije. |
10 |
A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre? |
11 |
A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë? |
12 |
Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër. |
13 |
Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet. |
14 |
Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange. |
15 |
Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban. |
16 |
Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij; |
17 |
dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë. |
18 |
Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!". |
19 |
Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri. |
20 |
Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit. |
21 |
Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua. |
22 |
Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket". |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |