1 |
Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha: |
2 |
"E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet. |
3 |
Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja. |
4 |
Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh. |
5 |
Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh. |
6 |
Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin". |
7 |
Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job. |
8 |
Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t'ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job". |
9 |
Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin. |
10 |
Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar. |
11 |
Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari. |
12 |
Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë. |
13 |
Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija; |
14 |
e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk. |
15 |
Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre. |
16 |
Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza. |
17 |
Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Punë 42:1 |
Punë 42:2 |
Punë 42:3 |
Punë 42:4 |
Punë 42:5 |
Punë 42:6 |
Punë 42:7 |
Punë 42:8 |
Punë 42:9 |
Punë 42:10 |
Punë 42:11 |
Punë 42:12 |
Punë 42:13 |
Punë 42:14 |
Punë 42:15 |
Punë 42:16 |
Punë 42:17 |
|
|
|
|
|
|
Punë 1 / Punë 1 |
Punë 2 / Punë 2 |
Punë 3 / Punë 3 |
Punë 4 / Punë 4 |
Punë 5 / Punë 5 |
Punë 6 / Punë 6 |
Punë 7 / Punë 7 |
Punë 8 / Punë 8 |
Punë 9 / Punë 9 |
Punë 10 / Punë 10 |
Punë 11 / Punë 11 |
Punë 12 / Punë 12 |
Punë 13 / Punë 13 |
Punë 14 / Punë 14 |
Punë 15 / Punë 15 |
Punë 16 / Punë 16 |
Punë 17 / Punë 17 |
Punë 18 / Punë 18 |
Punë 19 / Punë 19 |
Punë 20 / Punë 20 |
Punë 21 / Punë 21 |
Punë 22 / Punë 22 |
Punë 23 / Punë 23 |
Punë 24 / Punë 24 |
Punë 25 / Punë 25 |
Punë 26 / Punë 26 |
Punë 27 / Punë 27 |
Punë 28 / Punë 28 |
Punë 29 / Punë 29 |
Punë 30 / Punë 30 |
Punë 31 / Punë 31 |
Punë 32 / Punë 32 |
Punë 33 / Punë 33 |
Punë 34 / Punë 34 |
Punë 35 / Punë 35 |
Punë 36 / Punë 36 |
Punë 37 / Punë 37 |
Punë 38 / Punë 38 |
Punë 39 / Punë 39 |
Punë 40 / Punë 40 |
Punë 41 / Punë 41 |
Punë 42 / Punë 42 |