Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Shqiptare Bibla 1884

Punë 35

1

Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

2

"A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

3

Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

4

Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

5

Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

6

Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

7

Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

8

Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

9

Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

10

por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

11

që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

12

Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.

13

Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin.

14

Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.

15

Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,

16

Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884