Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Shqiptare Bibla 1884

Punë 18

1

Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

2

"Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.

3

Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

4

Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

5

Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.

6

Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.

7

Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.

8

Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

9

Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

10

Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.

11

Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

12

Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

13

Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

14

Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

15

Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

16

Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

17

Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

18

Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

19

Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

20

Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

21

Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884