A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Punë 17

1
"Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.
2
A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
3
Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
4
Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë.
5
Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
6
Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.
7
Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
8
Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.
9
Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
10
Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
11
Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.
12
Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.
13
Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,
14
në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",
15
ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
16
A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".
Punë 17:1
Punë 17:2
Punë 17:3
Punë 17:4
Punë 17:5
Punë 17:6
Punë 17:7
Punë 17:8
Punë 17:9
Punë 17:10
Punë 17:11
Punë 17:12
Punë 17:13
Punë 17:14
Punë 17:15
Punë 17:16
Punë 1 / Punë 1
Punë 2 / Punë 2
Punë 3 / Punë 3
Punë 4 / Punë 4
Punë 5 / Punë 5
Punë 6 / Punë 6
Punë 7 / Punë 7
Punë 8 / Punë 8
Punë 9 / Punë 9
Punë 10 / Punë 10
Punë 11 / Punë 11
Punë 12 / Punë 12
Punë 13 / Punë 13
Punë 14 / Punë 14
Punë 15 / Punë 15
Punë 16 / Punë 16
Punë 17 / Punë 17
Punë 18 / Punë 18
Punë 19 / Punë 19
Punë 20 / Punë 20
Punë 21 / Punë 21
Punë 22 / Punë 22
Punë 23 / Punë 23
Punë 24 / Punë 24
Punë 25 / Punë 25
Punë 26 / Punë 26
Punë 27 / Punë 27
Punë 28 / Punë 28
Punë 29 / Punë 29
Punë 30 / Punë 30
Punë 31 / Punë 31
Punë 32 / Punë 32
Punë 33 / Punë 33
Punë 34 / Punë 34
Punë 35 / Punë 35
Punë 36 / Punë 36
Punë 37 / Punë 37
Punë 38 / Punë 38
Punë 39 / Punë 39
Punë 40 / Punë 40
Punë 41 / Punë 41
Punë 42 / Punë 42