1 |
Njëzet vjet pasi Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, |
2 |
Salomoni rindërtoi qytetet që Hirami i kishte dhënë Salomonit dhe bëri që të banojnë në to bijtë e Izraelit. |
3 |
Salomoni marshoi pastaj kundër Hamath-Tsobahut dhe e pushtoi. |
4 |
Përveç kësaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet e furnizimit që kishte ndërtuar në Hamath. |
5 |
Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra, |
6 |
si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin e tij. |
7 |
Tërë njerëzit e mbetur nga Hitejtë, nga Amorejtë, nga Perezejtë, nga Hivejtë dhe nga Jebusejtë, që nuk ishin nga Izraeli, |
8 |
(domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin mundur t'i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme. |
9 |
Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij. |
10 |
Shefat e nënpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë. |
11 |
Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e Zotit janë të shenjta". |
12 |
Atëherë Salomoni i ofroi olokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit; |
13 |
dhe e bënte këtë në bazë të numrit që kërkohej çdo ditë, duke i ofruar sipas urdhërimeve të Moisiut, të shtunave, kur kishte hënë të re dhe gjatë festave solemne, tri herë në vit, domethënë në festat e bukëve të ndorme, në festat e javëve dhe në festën e kasolleve. |
14 |
Duke iu përmbajtur normave të Davidit, atit të tij, ai vendosi klasat e priftërinjve për shërbimin e tyre, Levitët në funksionet e tyre (të lëvdojnë Zotin dhe të shërbejnë para priftërinjve) sipas detyrave të përditshme, dhe derëtarët sipas klasave të tyre në çdo portë, sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë. |
15 |
Ata nuk u larguan nga urdhëri i mbretit, që u ishte dhënë priftërinjve dhe Levitëve, për çdo gjë dhe për thesaret. |
16 |
Tërë puna e Salomonit ishte e organizuar mirë nga dita që u hodhën themelet e shtëpisë të Zotit deri sa kjo mbaroi. Kështu shtëpia e Zotit u përfundua. |
17 |
Atëherë mbreti Salomon shkoi në Etsion-Geber dhe në Elath mbi bregun e detit, në vendin e Edomit. |
18 |
Hirami me anë të shërbëtorëve të tij i dërgoi anije dhe shërbëtorë që njihnin detin. Këta shkuan me shërbëtorët e Salomonit në Ofir, morën aty katërqind e pesëdhjetë talenta ari dhe ia çuan mbretit Salomon.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 8:1 |
2 Kronikave 8:2 |
2 Kronikave 8:3 |
2 Kronikave 8:4 |
2 Kronikave 8:5 |
2 Kronikave 8:6 |
2 Kronikave 8:7 |
2 Kronikave 8:8 |
2 Kronikave 8:9 |
2 Kronikave 8:10 |
2 Kronikave 8:11 |
2 Kronikave 8:12 |
2 Kronikave 8:13 |
2 Kronikave 8:14 |
2 Kronikave 8:15 |
2 Kronikave 8:16 |
2 Kronikave 8:17 |
2 Kronikave 8:18 |
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 1 / 2Kro 1 |
2 Kronikave 2 / 2Kro 2 |
2 Kronikave 3 / 2Kro 3 |
2 Kronikave 4 / 2Kro 4 |
2 Kronikave 5 / 2Kro 5 |
2 Kronikave 6 / 2Kro 6 |
2 Kronikave 7 / 2Kro 7 |
2 Kronikave 8 / 2Kro 8 |
2 Kronikave 9 / 2Kro 9 |
2 Kronikave 10 / 2Kro 10 |
2 Kronikave 11 / 2Kro 11 |
2 Kronikave 12 / 2Kro 12 |
2 Kronikave 13 / 2Kro 13 |
2 Kronikave 14 / 2Kro 14 |
2 Kronikave 15 / 2Kro 15 |
2 Kronikave 16 / 2Kro 16 |
2 Kronikave 17 / 2Kro 17 |
2 Kronikave 18 / 2Kro 18 |
2 Kronikave 19 / 2Kro 19 |
2 Kronikave 20 / 2Kro 20 |
2 Kronikave 21 / 2Kro 21 |
2 Kronikave 22 / 2Kro 22 |
2 Kronikave 23 / 2Kro 23 |
2 Kronikave 24 / 2Kro 24 |
2 Kronikave 25 / 2Kro 25 |
2 Kronikave 26 / 2Kro 26 |
2 Kronikave 27 / 2Kro 27 |
2 Kronikave 28 / 2Kro 28 |
2 Kronikave 29 / 2Kro 29 |
2 Kronikave 30 / 2Kro 30 |
2 Kronikave 31 / 2Kro 31 |
2 Kronikave 32 / 2Kro 32 |
2 Kronikave 33 / 2Kro 33 |
2 Kronikave 34 / 2Kro 34 |
2 Kronikave 35 / 2Kro 35 |
2 Kronikave 36 / 2Kro 36 |