1 |
Atëherë populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, dhe e bëri mbret në Jeruzalem në vend të atit të tij. |
2 |
Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj në Jeruzalem. |
3 |
Mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jeruzalem dhe i vuri vendit një gjobë njëqind talentash argjendi dhe një talent ari. |
4 |
Pastaj mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit vëllanë e tij Eliakimin, të cilit ia ndërroi emrin dhe e quajti Jehojakim. Neko përkundrazi mori vëllanë e tij Jehoahaz dhe e çoi në Egjipt. |
5 |
Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij. |
6 |
Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, doli kundër tij dhe e lidhi me zinxhira prej bronzi për ta çuar në Babiloni. |
7 |
Nebukadnetsari çoi gjithashtu në Babiloni një pjesë të sendeve të shtëpisë të Zotit dhe i vuri në pallatin e tij në Babiloni. |
8 |
Pjesa tjetër e bëmave të Jehojakimit, gjërat e neveritshme që kreu dhe të gjitha ato që u gjetën kundër tij, ja, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës. në vend të tij mbretëroi i biri, Jehojakini. |
9 |
Jehojakini ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj dhe dhjetë ditë në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit. |
10 |
Në fillim të vitit të ri mbreti Nebukadnetsar dërgoi ta marrë dhe e çoi në Babiloni me gjërat e çmuara të shtëpisë të Zotit. Pastaj bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit Sedekian, vëllanë e Jehojakinit. |
11 |
Sedekia ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. |
12 |
Edhe ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, dhe nuk u përul përpara profetit Jeremia, që fliste nga ana e Zotit. |
13 |
Ai ngriti krye gjithashtu kundër mbretit Nebukadnetsar, që e kishte vënë të betohej në emër të Perësndisë por ai e mpiu zverkun e tij dhe ngurtësoi zemrën e tij, duke mos pranuar të kthehej tek Zoti, Perëndia i Izraelit. |
14 |
Edhe tërë krerët e priftërinjve dhe populli mëkatuan gjithnjë e më tepër duke ndjekur të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve dhe e ndotën shtëpinë se Zotit, që ai u kishte shenjtëruar në Jeruzalem. |
15 |
Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e tij dhe banesën e tij. |
16 |
Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje. |
17 |
Atëherë ai bëri që të dalin kundër tyre mbreti i Kaldeasve, që vrau me shpatë të rinjtë e tyre në shtëpinë e shenjtërores së tyre, pa pasur mëshirë për të riun, për virgjireshën, për plakun ose për flokëthinjurin. Zoti i dha të gjithë në duart e tij. |
18 |
Nebukadnetsari solli në Babiloni të gjitha sendet e shtëpisë së Perëndisë, të mëdha ose të vogla, thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e mbretit dhe të parisë së tij. |
19 |
Pastaj i vunë zjarrin shtëpisë të Perëndisë, rrëzuan muret e Jeruzalemit, u vunë flakën të gjitha pallateve të tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë. |
20 |
Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë, |
21 |
që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, deri sa vendi të kremtonte të shtunat e tij. Në fakt ai kremtoi të shtunën për gjithë kohën e shkretimit të tij deri sa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët. |
22 |
Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti e nxiti frymën e Kirit, mbret të Persisë, që të nxirrte një dekret për |
23 |
"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të dhe le të niset!".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 36:1 |
2 Kronikave 36:2 |
2 Kronikave 36:3 |
2 Kronikave 36:4 |
2 Kronikave 36:5 |
2 Kronikave 36:6 |
2 Kronikave 36:7 |
2 Kronikave 36:8 |
2 Kronikave 36:9 |
2 Kronikave 36:10 |
2 Kronikave 36:11 |
2 Kronikave 36:12 |
2 Kronikave 36:13 |
2 Kronikave 36:14 |
2 Kronikave 36:15 |
2 Kronikave 36:16 |
2 Kronikave 36:17 |
2 Kronikave 36:18 |
2 Kronikave 36:19 |
2 Kronikave 36:20 |
2 Kronikave 36:21 |
2 Kronikave 36:22 |
2 Kronikave 36:23 |
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 1 / 2Kro 1 |
2 Kronikave 2 / 2Kro 2 |
2 Kronikave 3 / 2Kro 3 |
2 Kronikave 4 / 2Kro 4 |
2 Kronikave 5 / 2Kro 5 |
2 Kronikave 6 / 2Kro 6 |
2 Kronikave 7 / 2Kro 7 |
2 Kronikave 8 / 2Kro 8 |
2 Kronikave 9 / 2Kro 9 |
2 Kronikave 10 / 2Kro 10 |
2 Kronikave 11 / 2Kro 11 |
2 Kronikave 12 / 2Kro 12 |
2 Kronikave 13 / 2Kro 13 |
2 Kronikave 14 / 2Kro 14 |
2 Kronikave 15 / 2Kro 15 |
2 Kronikave 16 / 2Kro 16 |
2 Kronikave 17 / 2Kro 17 |
2 Kronikave 18 / 2Kro 18 |
2 Kronikave 19 / 2Kro 19 |
2 Kronikave 20 / 2Kro 20 |
2 Kronikave 21 / 2Kro 21 |
2 Kronikave 22 / 2Kro 22 |
2 Kronikave 23 / 2Kro 23 |
2 Kronikave 24 / 2Kro 24 |
2 Kronikave 25 / 2Kro 25 |
2 Kronikave 26 / 2Kro 26 |
2 Kronikave 27 / 2Kro 27 |
2 Kronikave 28 / 2Kro 28 |
2 Kronikave 29 / 2Kro 29 |
2 Kronikave 30 / 2Kro 30 |
2 Kronikave 31 / 2Kro 31 |
2 Kronikave 32 / 2Kro 32 |
2 Kronikave 33 / 2Kro 33 |
2 Kronikave 34 / 2Kro 34 |
2 Kronikave 35 / 2Kro 35 |
2 Kronikave 36 / 2Kro 36 |