1 |
Ezekia ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Abijah; ishte bija e Zakarias. |
2 |
Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte vepruar Davidi, i ati. |
3 |
Në vitin e parë të mbretërimit të tij, në muajin e parë, ai hapi portat e shtëpisë të Zotit dhe i restauroi. |
4 |
Pastaj solli priftërinjtë dhe Levitët, dhe i mblodhi në sheshin lindor, |
5 |
dhe u tha: "Më dëgjoni, o Levitë! Tani shenjtërohuni dhe shenjtëroni shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, dhe nxirrni nga vendi i shenjtë çdo gjë të papastër. |
6 |
Sepse etërit tanë kanë kryer mëkate dhe kanë bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë tonë dhe e kanë braktisur, duke i hequr fytyrat e tyre nga banesa e Zotit dhe duke i kthyer krahët. |
7 |
Ata madje kanë mbyllur portat e portikut, kanë shuar llambat dhe nuk kanë djegur më temjan as nuk kanë ofruar olokauste në vendin e shenjtë të Perëndisë të Izraelit. |
8 |
Prandaj zemërimi i Zotit ra mbi Judën dhe Jeruzalemin, dhe ai i ka braktisur në telashe, në shkretim dhe në përbuzje, siç mund ta shihni me sytë tuaj. |
9 |
Dhe ja, për shkak të kësaj, etërit tanë ranë nga goditjet e shpatës, dhe bijtë tanë, bijat tona dhe gratë tona janë në robëri. |
10 |
Tani kam në zemër të bëj një besëlidhje me Zotin, Perëndinë e Izraelit, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet prej nesh. |
11 |
Bij të mij, mos u tregoni të shkujdesur tani, sepse Zoti ju ka zgjedhur që t'i shërbeni atij, që të jemi shërbëtorët e tij dhe që t'i ofroni temjan". |
12 |
Atëherë Levitët u ngritën: Mahathi, bir i Amasait, Joeli, bir i Azariahut, nga bijtë e Kehathit. Nga bijtë e Merarit, Kishi, bir i Abdiut dhe Azariahut, bir i Jehalelelit. Nga Ghershonitët, Joahu, bir i Zimahut dhe Edeni, bir i Joahut. |
13 |
Nga bijtë e Elitsafanit, Shimri dhe Jeieli. Nga bijtë e Asafit, Zakaria dhe Mataniahu. |
14 |
Nga bijtë e Hemanit, Jehieli dhe Shimei. Nga bijtë e Jeduthunit, Shemajahu dhe Uzieli. |
15 |
Ata mblodhën vëllezërit e tyre dhe u shenjtëruan; pastaj hynë në shtëpinë e Zotit për ta pastruar, sipas urdhrit të mbretit, në përputhje me fjalët e Zotit. |
16 |
Kështu priftërinjtë hynë brënda shtëpisë të Zotit për ta pastruar dhe nxorën jashtë, në oborrin e shtëpisë të Zotit, të gjitha sendet e papastra që gjetën në tempullin e Zotit; Levitët i morën për t'i çuar jashtë në përroin e Kidronit. |
17 |
Filluan të shenjtërohen ditën e parë të muajit; ditën e tetë të muajit hynë në portikun e Zotit; brenda tetë ditëve pastruan shtëpinë e Zotit dhe e përfunduan ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të parë. |
18 |
Pastaj hynë në pallatin e mbretit Ezekia dhe i thanë: "Kemi pastruar tërë shtëpinë e Zotit, altarin e olokausteve me të gjitha veglat e tij dhe tryezën e bukëve të paraqitjes me gjithë veglat e saj. |
19 |
Përveç kësaj kemi vënë përsëri në vend dhe kemi pastruar të gjitha përdorëset që mbreti Ashaz në mëkatin e tij kishte flakur tej gjatë mbretërimit të tij; dhe ja, tani janë përpara altarit të Zotit". |
20 |
Atëherë mbreti Ezekia u ngrit shpejt, mblodhi parinë e qytetit dhe u ngjit në shtëpinë e Zotit. |
21 |
Ata sollën shtatë dema, shtatë desh, shtatë qengja dhe shtatë cjep, si flijim për mëkatin për mbretërinë, për shenjtëroren dhe për Judën. Pastaj mbreti urdhëroi priftërinjtë, bijtë e Aaronit, t'i ofronin në altarin e Zotit. |
22 |
Kështu therën demat, dhe priftërinjtë mblodhën gjakun e tyre dhe spërkatën altarin me të; në të njëjtën mënyrë therën deshtë dhe spërkatën gjakun e tyre mbi altar; pastaj therën qengjat dhe spërkatën me gjakun e tyre altarin. |
23 |
Pastaj i paraqitën mbretit dhe asamblesë cjeptë e flijimit për mëkatin, dhe ata vunë mbi to duart e tyre. |
24 |
Priftërinjtë i therën dhe ofruan gjakun e tyre mbi altar si flijim për mëkatin, si shlyerje e fajit për tërë Izraelin, sepse mbreti kishte urdhëruar të ofronin olokaustin dhe flijimin për mëkatin, për tërë Izraelin. |
25 |
Mbreti vendosi gjithashtu Levitët në shtëpinë e Zotit me cembale, me harpa dhe me qeste, sipas urdhrit të Davidit, të Gadit, shikuesi i mbretit, dhe të profetit Nathan, sepse urdhri ishte dhënë nga Zoti me anë të profetëve të tij. |
26 |
Kështu Levitët zunë vend me veglat e Davidit, dhe priftërinjtë me boritë. |
27 |
Atëherë Ezekia urdhëroi që olokausti të ofrohej mbi altar; dhe në çastin që filloi olokausti, filloi gjithashtu kënga e Zotit me boritë dhe me shoqërimin e veglave të Davidit, mbretit të Izraelit. |
28 |
Atëherë tërë asambleja u përul, ndërsa këngëtarët këndonin dhe trumbetierët u binin veglave të tyre; e tërë kjo vazhdoi deri në fund të olokaustit. |
29 |
Me të mbaruar olokausti, mbreti dhe tërë ata që ishin me të u përkulën dhe adhuruan. |
30 |
Pastaj mbreti Ezekia dhe paria urdhëruan Levitët të lëvdonin Zotin me fjalët e Davidit dhe të shikuesit Asaf; ata e lëvduan me gëzim, pastaj u përkulën dhe e adhuruan. |
31 |
Atëherë Ezekia mori fjalën dhe tha: "Tani që i jeni shenjtëruar Zotit, afrohuni dhe sillni flijime dhe oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit". Kështu asambleja solli flijime dhe oferta falenderimi; dhe të gjithë ata që ua donte zemra sollën olokauste. |
32 |
Numri i olokausteve që solli asambleja ishte shtatëdhjetë dema, njëqind desh dhe dyqind qengja; të tëra këto ishin olokauste për Zotin. |
33 |
Kafshët e shenjtëruara ishin gjashtëqind lopë dhe tre mijë dele. |
34 |
Por priftërinjtë ishin shumë të pakët dhe nuk mund të rripnin tërë olokaustet; prandaj vëllezërit e tyre, Levitët, i ndihmuan deri sa mbaroi tërë puna dhe deri sa të shenjtëroheshin priftërinjtë e tjerë, sepse Levitët e kishin zemrën më të pastër në shenjtërimin e priftërinjve. |
35 |
Pati një numër të madh olokaustesh së bashku me dhjamin e fljimeve të falënderimit dhe me blatimet e olokausteve. Kështu u rivendos shërbimi i shtëpisë të Zotit. |
36 |
Ezekia dhe tërë populli u gëzua që Perëndia e kishte përgatitur popullin; në të vërtetë kjo gjë u bë shpejt.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 29:1 |
2 Kronikave 29:2 |
2 Kronikave 29:3 |
2 Kronikave 29:4 |
2 Kronikave 29:5 |
2 Kronikave 29:6 |
2 Kronikave 29:7 |
2 Kronikave 29:8 |
2 Kronikave 29:9 |
2 Kronikave 29:10 |
2 Kronikave 29:11 |
2 Kronikave 29:12 |
2 Kronikave 29:13 |
2 Kronikave 29:14 |
2 Kronikave 29:15 |
2 Kronikave 29:16 |
2 Kronikave 29:17 |
2 Kronikave 29:18 |
2 Kronikave 29:19 |
2 Kronikave 29:20 |
2 Kronikave 29:21 |
2 Kronikave 29:22 |
2 Kronikave 29:23 |
2 Kronikave 29:24 |
2 Kronikave 29:25 |
2 Kronikave 29:26 |
2 Kronikave 29:27 |
2 Kronikave 29:28 |
2 Kronikave 29:29 |
2 Kronikave 29:30 |
2 Kronikave 29:31 |
2 Kronikave 29:32 |
2 Kronikave 29:33 |
2 Kronikave 29:34 |
2 Kronikave 29:35 |
2 Kronikave 29:36 |
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 1 / 2Kro 1 |
2 Kronikave 2 / 2Kro 2 |
2 Kronikave 3 / 2Kro 3 |
2 Kronikave 4 / 2Kro 4 |
2 Kronikave 5 / 2Kro 5 |
2 Kronikave 6 / 2Kro 6 |
2 Kronikave 7 / 2Kro 7 |
2 Kronikave 8 / 2Kro 8 |
2 Kronikave 9 / 2Kro 9 |
2 Kronikave 10 / 2Kro 10 |
2 Kronikave 11 / 2Kro 11 |
2 Kronikave 12 / 2Kro 12 |
2 Kronikave 13 / 2Kro 13 |
2 Kronikave 14 / 2Kro 14 |
2 Kronikave 15 / 2Kro 15 |
2 Kronikave 16 / 2Kro 16 |
2 Kronikave 17 / 2Kro 17 |
2 Kronikave 18 / 2Kro 18 |
2 Kronikave 19 / 2Kro 19 |
2 Kronikave 20 / 2Kro 20 |
2 Kronikave 21 / 2Kro 21 |
2 Kronikave 22 / 2Kro 22 |
2 Kronikave 23 / 2Kro 23 |
2 Kronikave 24 / 2Kro 24 |
2 Kronikave 25 / 2Kro 25 |
2 Kronikave 26 / 2Kro 26 |
2 Kronikave 27 / 2Kro 27 |
2 Kronikave 28 / 2Kro 28 |
2 Kronikave 29 / 2Kro 29 |
2 Kronikave 30 / 2Kro 30 |
2 Kronikave 31 / 2Kro 31 |
2 Kronikave 32 / 2Kro 32 |
2 Kronikave 33 / 2Kro 33 |
2 Kronikave 34 / 2Kro 34 |
2 Kronikave 35 / 2Kro 35 |
2 Kronikave 36 / 2Kro 36 |