1 |
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, Abijahu filloi të mbretërojë në Judë. |
2 |
Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Mikajah; ishte bija e Urielit nga Gibeahu. Pati luftë midis Abijahut dhe Jeroboamit. |
3 |
Abijahu u përgatit për betejën me një ushtri me luftëtarë trima, katërqind mijë njerëz të zgjedhur; edhe Jeroboami u radhit në rend beteje kundër tij me tetëqind mijë burra të zgjedhur, njerëz të fortë dhe trima. |
4 |
Duke qëndruar në malin e Tsemaraimit, që ndodhet në krahinën malore të Efraimit, Abijahu tha: "Më dëgjoni, Jeroboam dhe tërë Izraeli! |
5 |
A nuk e dini vallë që Zoti, Perëndia i Izraelit, ia ka dhënë për gjithnjë Davidit mbretërimin mbi Izrael, atij dhe bijve të tij, me një besëlidhje kripe? |
6 |
Megjithatë Jeroboami, bir i Nebatit, shërbëtor i Salomonit, birit të Davidit, u ngrit dhe u rebelua kundër zotërisë së tij. |
7 |
Rreth tij ishin mbledhur njerëz të neveritshëm dhe horra, që ishin bërë të fortë kundër Roboamit, birit të Salomonit, kur Roboami ishte i ri dhe pa përvojë, dhe nuk ishte mjaft i fortë sa t'u rezistonte atyre. |
8 |
Tani ju mendoni të mund t'i rezistoni mbretërisë të Zotit, që është në duart e bijve të Davidit, sepse jeni një shumicë e madhe dhe keni me vete viçat e artë që Jeroboami ka bërë për ju si perënditë tuaja. |
9 |
A nuk keni dëbuar vallë priftërinjtë e Zotit, bij të Aaronit, dhe Levitët dhe nuk jeni bërë priftërinj si popujt e vendeve të tjera? Kështu kushdo që vjen me një dem të vogël dhe me shtatë desh për t'u shenjtëruar, mund të bëhet prift i atyre që nuk janë perëndi. |
10 |
Sa për ne, Zoti është Perëndia ynë dhe ne nuk e kemi braktisur; priftërinjtë që i shërbejnë Zotit janë bij të Aaronit, ndërsa Levitët kryejnë detyrat e tyre. |
11 |
Çdo mëngjes e çdo mbrëmje ata i ofrojnë Zotit olokauste dhe temjan erëmirë; për më tepër ata i vendosin bukët e paraqitjes në një tryezë të pastër, dhe çdo mbrëmje ndezin shandanin e artë me llambat e tij, sepse ne respektojmë urdhrin e Zotit, Perëndisë tonë, por ju e keni braktisur. |
12 |
Dhe ja, vet Perëndia është me ne, mbi kryet tonë dhe priftërinjtë me buri kumbonjëse janë duke i rënë alarmit kundër jush. O bij të Izraelit, mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, sepse nuk do të keni sukses". |
13 |
Ndërkaq Jeroboami me një pritë u mori krahët për t'i sulmuar; kështu ndërsa ai ishte radhitur para Judës, ata të pritës ndodheshin prapa tyre. |
14 |
Kur ata të Judës u kthyen, vunë re që beteja i priste si nga përpara ashtu dhe nga prapa. Atëherë i klithën Zotit dhe priftërinjtë u ranë borive. |
15 |
Pastaj njerëzit e Judës lëshuan një britmë dhe, ndërsa njerëzit e Judës ulërinin, ndodhi që Perëndia goditi Jeroboamin dhe tërë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës. |
16 |
Kështu bijtë e Izraelit ikën përpara Judës, dhe Perëndia i dorëzoi në duart e tij. |
17 |
Abijahu dhe njerëzit e tij i mundën keq; nga radhët e Izraelitëve ranë të vdekur pesëqind mijë luftëtarë të zgjedhur. |
18 |
Kështu në atë kohë bijtë e Izraelit u poshtëruan, ndërsa bijtë e Judës u përforcuan sepse ishin mbështetur tek Zoti, Perëndia i etërve të tyre. |
19 |
Abijahu e ndoqi Jeroboamin dhe i mori qytetet që vijojnë: Bethelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efraimin me fshatrat përreth. |
20 |
Kështu gjatë jetës së Abijahut, Jeroboami nuk e mblodhi më veten; pastaj Zoti e goditi dhe ai vdiq. |
21 |
Abijahu përkundrazi u bë i fuqishëm, mori katërmbëdhjetë gra dhe pati njëzet e dy djem dhe gjashtëmbëdhjetë vajza. |
22 |
Pjesa tjetër e bëmave të Abijahut, sjellja dhe fjalët e tija janë përshkruar në kronikat e profetit Ido.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 13:1 |
2 Kronikave 13:2 |
2 Kronikave 13:3 |
2 Kronikave 13:4 |
2 Kronikave 13:5 |
2 Kronikave 13:6 |
2 Kronikave 13:7 |
2 Kronikave 13:8 |
2 Kronikave 13:9 |
2 Kronikave 13:10 |
2 Kronikave 13:11 |
2 Kronikave 13:12 |
2 Kronikave 13:13 |
2 Kronikave 13:14 |
2 Kronikave 13:15 |
2 Kronikave 13:16 |
2 Kronikave 13:17 |
2 Kronikave 13:18 |
2 Kronikave 13:19 |
2 Kronikave 13:20 |
2 Kronikave 13:21 |
2 Kronikave 13:22 |
|
|
|
|
|
|
2 Kronikave 1 / 2Kro 1 |
2 Kronikave 2 / 2Kro 2 |
2 Kronikave 3 / 2Kro 3 |
2 Kronikave 4 / 2Kro 4 |
2 Kronikave 5 / 2Kro 5 |
2 Kronikave 6 / 2Kro 6 |
2 Kronikave 7 / 2Kro 7 |
2 Kronikave 8 / 2Kro 8 |
2 Kronikave 9 / 2Kro 9 |
2 Kronikave 10 / 2Kro 10 |
2 Kronikave 11 / 2Kro 11 |
2 Kronikave 12 / 2Kro 12 |
2 Kronikave 13 / 2Kro 13 |
2 Kronikave 14 / 2Kro 14 |
2 Kronikave 15 / 2Kro 15 |
2 Kronikave 16 / 2Kro 16 |
2 Kronikave 17 / 2Kro 17 |
2 Kronikave 18 / 2Kro 18 |
2 Kronikave 19 / 2Kro 19 |
2 Kronikave 20 / 2Kro 20 |
2 Kronikave 21 / 2Kro 21 |
2 Kronikave 22 / 2Kro 22 |
2 Kronikave 23 / 2Kro 23 |
2 Kronikave 24 / 2Kro 24 |
2 Kronikave 25 / 2Kro 25 |
2 Kronikave 26 / 2Kro 26 |
2 Kronikave 27 / 2Kro 27 |
2 Kronikave 28 / 2Kro 28 |
2 Kronikave 29 / 2Kro 29 |
2 Kronikave 30 / 2Kro 30 |
2 Kronikave 31 / 2Kro 31 |
2 Kronikave 32 / 2Kro 32 |
2 Kronikave 33 / 2Kro 33 |
2 Kronikave 34 / 2Kro 34 |
2 Kronikave 35 / 2Kro 35 |
2 Kronikave 36 / 2Kro 36 |