1 |
Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti, |
2 |
Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti. |
3 |
Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi, |
4 |
Abishua, Naamani, Ahoahu, |
5 |
Ghera, Shefufani dhe Hurami. |
6 |
Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath): |
7 |
Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi. |
8 |
Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij, |
9 |
lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami, |
10 |
Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore. |
11 |
Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali. |
12 |
Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth, |
13 |
Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit. |
14 |
Ahio, Shashaku, Jeremothi, |
15 |
Zebadiahu, Aradi, Ederi, |
16 |
Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut. |
17 |
Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, |
18 |
Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit, |
19 |
Jakimi, Zikri, Zabdi, |
20 |
Elianai, Tsilethaj, Elieli, |
21 |
Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit. |
22 |
Ishpani, Eberi, Elieli, |
23 |
Abdoni, Zikri, Hanani, |
24 |
Hananiahu, Elami, Anthothijahu, |
25 |
Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut. |
26 |
Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu, |
27 |
Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit. |
28 |
Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem. |
29 |
I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah. |
30 |
I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi, |
31 |
Gedori, Ahio, Zekeri, |
32 |
dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre. |
33 |
Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. |
34 |
I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu. |
35 |
Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi. |
36 |
Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa. |
37 |
Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli. |
38 |
Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit. |
39 |
Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti. |
40 |
Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |