A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

1 Kronikave 22

1
Pastaj Davidi tha: "Kjo është shtëpia e Zotit Perëndi dhe ky është altari i olokausteve për Izraelin".
2
Atëherë Davidi dha urdhër të grumbulloheshin të huajt që ishin në vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendësit të latonin gurë për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë.
3
Davidi përgatiti gjithashtu hekur me bollëk për gozhdat e kanateve të dyerve dhe për kanxhët, një sasi bronzi me peshë të pallogaritshme,
4
dhe dru kedri që nuk mund të llogaritej, sepse Sidonët dhe Tirët i kishin sjellë Davidit dru kedri me bollëk.
5
Davidi thoshte: "Salomoni, biri im, është i ri dhe i mungon përvoja; shtëpia që do t'i ndërtohet Zotit ka për të qenë jashtëzakonisht madhështore dhe do të fitojë famë e lavdi në të gjitha vendet; prandaj kam për të bërë përgatitjet e duhura për të". Kështu Davidi, para se të vdiste, bëri përgatitje të mëdha.
6
Pastaj thirri birin e tij Salomonin dhe e urdhëroi të ndërtonte një shtëpi për Zotin, Perëndinë e Izraelit.
7
Davidi i tha Salomonit: "Biri im, unë vetë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë tim;
8
por fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë: "Ti ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë shumë luftëra; prandaj nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke derdhur shumë gjak mbi tokë para meje.
9
Por ja, do të të lindë një djalë, që do të jetë paqedashës dhe unë do ta lë të shlodhet nga ana e të gjithë armiqve të tij që ndodhen rreth e qark. Ai do të quhet Salomon dhe gjatë ditëve të tij do t'i siguroj paqe dhe qetësi Izraelit.
10
Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim; ai do të jetë për mua një djalë dhe unë do të jem për të një baba; dhe do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij mbi Izraelin".
11
Tani, biri im, Zoti qoftë me ty, në mënyrë që ti të përparosh dhe të ndërtosh shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, ashtu si ka thënë ai për ty.
12
Vetëm Zoti të dhëntë dituri dhe zgjuarësi, të besoftë përgjegjësinë mbi Izraelin, për të respektuar ligjin, e Zotit, Perëndisë tënd.
13
Atëherë do të kesh mbarësi, po të jetë se kujdesesh të zbatosh statutet dhe dekretet që Zoti i ka caktuar Moisiut për Izraelin. Ji i fortë dhe trim, mos ki frikë dhe mos u trondit.
14
Ja, unë jam preokupuar të përgatis për shtëpinë e Zotit njëqind mijë talenta ari, një milion talenta argjendi dhe një sasi të tillë bronzi dhe hekuri sa nuk peshohet dot. Kam përgatitur gjithashtu lëndë druri dhe gurë; dhe ti mund t'i shtosh edhe më.
15
Përveç kësaj ke me vete shumë punëtorë: gdhëndës, punëtorë të gurit dhe të drurit dhe çdo lloj teknikësh për çfarëdo lloj punimi.
16
Ka një sasi të pallogaritshme ari, argjendi, bronzi dhe hekuri. Çohu, pra, dhe futju punës, dhe Zoti qoftë me ty!".
17
Davidi u dha gjithashtu urdhër tërë krerëve të Izraelit të ndihmonin Salomonin, birin e tij, dhe u tha atyre:
18
"A nuk është vallë Zoti, Perëndia juaj, me ju, dhe a nuk ju ka dhënë paqe rreth e qark? Në fakt ai i ka lënë banorët e vendit në duart e mia, dhe vendi është nënshtruar para Zotit dhe para popullit të tij.
19
Prandaj tani bëni që zemra dhe shpirti juaj të kërkojnë Zotin, Perëndinë tuaj; pastaj çohuni dhe ndërtoni shenjtëroren e Zotit, Perëndisë tuaj, për të transferuar arkën e besëlidhjes të Zotit dhe sendet që ia keni shenjtëruar Perëndisë në tempullin që do të ndërtohet në emër të Zotit".
1 Kronikave 22:1
1 Kronikave 22:2
1 Kronikave 22:3
1 Kronikave 22:4
1 Kronikave 22:5
1 Kronikave 22:6
1 Kronikave 22:7
1 Kronikave 22:8
1 Kronikave 22:9
1 Kronikave 22:10
1 Kronikave 22:11
1 Kronikave 22:12
1 Kronikave 22:13
1 Kronikave 22:14
1 Kronikave 22:15
1 Kronikave 22:16
1 Kronikave 22:17
1 Kronikave 22:18
1 Kronikave 22:19
1 Kronikave 1 / 1Kro 1
1 Kronikave 2 / 1Kro 2
1 Kronikave 3 / 1Kro 3
1 Kronikave 4 / 1Kro 4
1 Kronikave 5 / 1Kro 5
1 Kronikave 6 / 1Kro 6
1 Kronikave 7 / 1Kro 7
1 Kronikave 8 / 1Kro 8
1 Kronikave 9 / 1Kro 9
1 Kronikave 10 / 1Kro 10
1 Kronikave 11 / 1Kro 11
1 Kronikave 12 / 1Kro 12
1 Kronikave 13 / 1Kro 13
1 Kronikave 14 / 1Kro 14
1 Kronikave 15 / 1Kro 15
1 Kronikave 16 / 1Kro 16
1 Kronikave 17 / 1Kro 17
1 Kronikave 18 / 1Kro 18
1 Kronikave 19 / 1Kro 19
1 Kronikave 20 / 1Kro 20
1 Kronikave 21 / 1Kro 21
1 Kronikave 22 / 1Kro 22
1 Kronikave 23 / 1Kro 23
1 Kronikave 24 / 1Kro 24
1 Kronikave 25 / 1Kro 25
1 Kronikave 26 / 1Kro 26
1 Kronikave 27 / 1Kro 27
1 Kronikave 28 / 1Kro 28
1 Kronikave 29 / 1Kro 29