1 |
Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Joabi u vu në krye të një ushtrie të fuqishme dhe shkretoi vendin e bijve të Amonit; pastaj shkoi të rrethojë Rabahun, ndërsa |
2 |
Atëherë Davidi i hoqi kurorën nga koka e mbretit të tyre dhe pa që ajo peshonte një talent ari, dhe në të kishte gurë të çmuar; ajo pastaj u vu mbi kryet e Davidit. Përveç kësaj nga ai qytet ai mori një plaçkë shumë të madhe. |
3 |
I nxori banorët që ishin në qytet dhe i vuri të punojnë me sharra, me lesa prej hekuri dhe me sëpata. Kështu veproi Davidi në të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Pastaj Davidi u kthye në Jeruzalem me tërë popullin. |
4 |
Mbas këtyre ngjarjeve u bë në Gezer një betejë me Filistejtë; atëherë Sibekai nga Hushahu vrau Sipain, një nga pasardhësit e gjigantëve, dhe kështu Filistejtë u poshtëruan. |
5 |
U bë një betejë tjetër me Filistejtë; Elhanani, bir i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliathit nga Gathi, që e kishte shtizën sa një shul endësi. |
6 |
U bë edhe një beteje tjetër në Gath, ku kishte një njeri me shtat të madh, me gjashtë gishtërinj në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve. |
7 |
Ai e fyu Izraelin dhe Jonathani, bir i Shimeahut dhe vëlla i Davidit, e vrau. |
8 |
Këta kishin lindur nga gjigantët e Gathit. Ata i zhduku dora e Davidit dhe ajo e shërbëtorëve të tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Kronikave 20:1 |
1 Kronikave 20:2 |
1 Kronikave 20:3 |
1 Kronikave 20:4 |
1 Kronikave 20:5 |
1 Kronikave 20:6 |
1 Kronikave 20:7 |
1 Kronikave 20:8 |
|
|
|
|
|
|
1 Kronikave 1 / 1Kro 1 |
1 Kronikave 2 / 1Kro 2 |
1 Kronikave 3 / 1Kro 3 |
1 Kronikave 4 / 1Kro 4 |
1 Kronikave 5 / 1Kro 5 |
1 Kronikave 6 / 1Kro 6 |
1 Kronikave 7 / 1Kro 7 |
1 Kronikave 8 / 1Kro 8 |
1 Kronikave 9 / 1Kro 9 |
1 Kronikave 10 / 1Kro 10 |
1 Kronikave 11 / 1Kro 11 |
1 Kronikave 12 / 1Kro 12 |
1 Kronikave 13 / 1Kro 13 |
1 Kronikave 14 / 1Kro 14 |
1 Kronikave 15 / 1Kro 15 |
1 Kronikave 16 / 1Kro 16 |
1 Kronikave 17 / 1Kro 17 |
1 Kronikave 18 / 1Kro 18 |
1 Kronikave 19 / 1Kro 19 |
1 Kronikave 20 / 1Kro 20 |
1 Kronikave 21 / 1Kro 21 |
1 Kronikave 22 / 1Kro 22 |
1 Kronikave 23 / 1Kro 23 |
1 Kronikave 24 / 1Kro 24 |
1 Kronikave 25 / 1Kro 25 |
1 Kronikave 26 / 1Kro 26 |
1 Kronikave 27 / 1Kro 27 |
1 Kronikave 28 / 1Kro 28 |
1 Kronikave 29 / 1Kro 29 |