1 |
Filistejtë luftuan kundër Izraelit dhe Izraelitët ikën me vrap para Filistejve dhe ranë të vrarë në malin Gilboa. |
2 |
Filistejtë ndoqën nga afër Saulin dhe bijtë e tij dhe vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij të Saulit. |
3 |
Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë. |
4 |
Atëherë Sauli i tha shqyrtarit të tij: "Nxirr shpatën tënde dhe më shpo me atë, që këta të parrethprerë të mos vijnë e të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bënte, sepse ishte trembur shumë. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të. |
5 |
Kur shqyrtari e tij pa që Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e tij dhe vdiq. |
6 |
Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok. |
7 |
Kur të gjithë Izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën në vendin e tyre. |
8 |
Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa. |
9 |
E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit. |
10 |
E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit. |
11 |
Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që Filistejtë i kishin bërë Saulit, |
12 |
tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjeruan shtatë ditë. |
13 |
Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj, |
14 |
dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Kronikave 10:1 |
1 Kronikave 10:2 |
1 Kronikave 10:3 |
1 Kronikave 10:4 |
1 Kronikave 10:5 |
1 Kronikave 10:6 |
1 Kronikave 10:7 |
1 Kronikave 10:8 |
1 Kronikave 10:9 |
1 Kronikave 10:10 |
1 Kronikave 10:11 |
1 Kronikave 10:12 |
1 Kronikave 10:13 |
1 Kronikave 10:14 |
|
|
|
|
|
|
1 Kronikave 1 / 1Kro 1 |
1 Kronikave 2 / 1Kro 2 |
1 Kronikave 3 / 1Kro 3 |
1 Kronikave 4 / 1Kro 4 |
1 Kronikave 5 / 1Kro 5 |
1 Kronikave 6 / 1Kro 6 |
1 Kronikave 7 / 1Kro 7 |
1 Kronikave 8 / 1Kro 8 |
1 Kronikave 9 / 1Kro 9 |
1 Kronikave 10 / 1Kro 10 |
1 Kronikave 11 / 1Kro 11 |
1 Kronikave 12 / 1Kro 12 |
1 Kronikave 13 / 1Kro 13 |
1 Kronikave 14 / 1Kro 14 |
1 Kronikave 15 / 1Kro 15 |
1 Kronikave 16 / 1Kro 16 |
1 Kronikave 17 / 1Kro 17 |
1 Kronikave 18 / 1Kro 18 |
1 Kronikave 19 / 1Kro 19 |
1 Kronikave 20 / 1Kro 20 |
1 Kronikave 21 / 1Kro 21 |
1 Kronikave 22 / 1Kro 22 |
1 Kronikave 23 / 1Kro 23 |
1 Kronikave 24 / 1Kro 24 |
1 Kronikave 25 / 1Kro 25 |
1 Kronikave 26 / 1Kro 26 |
1 Kronikave 27 / 1Kro 27 |
1 Kronikave 28 / 1Kro 28 |
1 Kronikave 29 / 1Kro 29 |