1 |
Adami, Sethi, Enoshi, |
2 |
Kenani, Mahalaleeli, Jaredi, |
3 |
Enoku, Methusalehu, Lameku, |
4 |
Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti. |
5 |
Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi. |
6 |
Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. |
7 |
Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi. |
8 |
Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani. |
9 |
Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani. |
10 |
Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. |
11 |
Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët, |
12 |
Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët. |
13 |
Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi, |
14 |
Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, |
15 |
Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, |
16 |
Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë. |
17 |
Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku. |
18 |
Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi. |
19 |
Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan. |
20 |
Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu, |
21 |
Hadorami, Uzali, Diklahu, |
22 |
Ebali, Abimaeli, Sheba, |
23 |
Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit. |
24 |
Semi, Arpakshadi, Shelahu, |
25 |
Eberi, Pelegu, Reu, |
26 |
Serugu, Nahori, Terahu, |
27 |
Abrami, që është Abrahami. |
28 |
Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli. |
29 |
Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami, |
30 |
Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema, |
31 |
Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit. |
32 |
Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani. |
33 |
Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut. |
34 |
Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli. |
35 |
Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu. |
36 |
Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku. |
37 |
Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu. |
38 |
Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani. |
39 |
Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit. |
40 |
Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit. |
41 |
Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani. |
42 |
Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani. |
43 |
Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah. |
44 |
Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu. |
45 |
Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve. |
46 |
Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith. |
47 |
Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu. |
48 |
Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum. |
49 |
Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit. |
50 |
Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit. |
51 |
Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth, |
52 |
shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon, |
53 |
shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar, |
54 |
shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |