1 |
Jehorami, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet me radhë. |
2 |
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nëna e tij, sepse hoqi shtyllën e Baalit, të ndërtuar nga i ati. |
3 |
Megjithatë ai mbeti i lidhur me mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatojë, dhe nuk u shkëput nga ato. |
4 |
Mesha, mbret i Moabit, ishte një rritës dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit një haraç prej njëqind mijë qengjash dhe leshin e njëqind mijë deshve. |
5 |
Por me vdekjen e Ashabit, mbretit të Moabit u rebelua kundër mbretit të Izraelit. |
6 |
Atëherë mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe kërkoi të mblidhet tërë Izraeli; |
7 |
pastaj u nis dhe i çoi fjalë Jozafatit, mbretit të Judës: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje; a do të vish me mua për të luftuar kundër Moabit?". Ai u përgjigj: "Do të vij, ki besim tek unë ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu". |
8 |
Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: "Nga rruga e shkretëtirës së Edomit". |
9 |
Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t'i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin. |
10 |
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t'i dorëzuar në duart e Moabit!". |
11 |
Por Jozafati pyeti: "A ka këtu ndonjë profet të Zotit me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin?". Njëri nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj dhe tha: "Kemi këtu Eliseun, birin e Shafatit, i cili derdhte ujë mbi duart e Elias". |
12 |
Jozafati tha: "Fjala e Zotit është me të". Kështu mbreti i Izraelit, Jozafati dhe mbreti i Edomit zbritën drejt tij. |
13 |
Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: "Ç'punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!". Mbreti i Izraelit iu përgjigj: "Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t'i dorëzuar në duart e Moabit". |
14 |
Atëherë Eliseu tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive, në prani të të cilit ndodhem unë, po të mos ishte për respektin që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, nuk do të isha kujdesur aspak për ty dhe nuk do të të kisha begenisur as edhe me një shikim. |
15 |
Por tani më sillni një muzikant". Por ndodhi që, ndërsa muzikanti i binte harpës, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun. |
16 |
Atëherë ai tha: "Kështu flet Zoti: "Gërmoni shumë gropa në këtë luginë". |
17 |
Sepse kështu thotë Zoti: "Ju nuk do të shihni as erë, as shi; megjithatë kjo luginë do të mbushet me ujë; dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të transportit. |
18 |
Por kjo është akoma pak në sytë e Zotit, sepse ai do t'ju japë në dorë edhe Moabin. |
19 |
Ju do të shkatërroni të gjitha qytetet e fortifikuara dhe të gjitha qytetet më të mira, do të rrëzoni të gjithë drurët e mirë, do të zini të gjitha burimet e ujit dhe do të shkatërroni me gurë të gjitha parcelat e mira të tokës"". |
20 |
Të nesërmen, në orën në të cilën ofrohet blatimi i ushqimit, ja që erdhi uji nga ana e Edomit dhe vendi u mbush plot me ujë. |
21 |
Tërë Moabitët, që mësuan që këta mbretër kishin dalë për të bërë luftë, mblodhën tërë ata që ishin në gjendje të mbanin armë, të rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan në kufi. |
22 |
Kur u ngritën në mëngjes herët, dielli shndriste mbi ujërat; atëherë Moabitët panë para tyre ujërat të kuqë si gjak; |
23 |
dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njeri tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!". |
24 |
Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por Izaelitët u ngritën dhe i vunë përpara Moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t'i vrasin Moabitët. |
25 |
Shkatëruan qytetet; çdo copë tokë të mirë e mbushën me gurë, duke hedhur secili gurin e tij; i zunë të gjitha burimet e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. Në Kir-Hareseth mbetën vetëm gurët, por hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan. |
26 |
Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën. |
27 |
Atëherë ai mori të parëlindurin e tij që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e ofroi si olokaust mbi muret. Pati atëherë një zemërim të madh kundër atyre Izraelitëve që u larguan nga ai dhe u kthyen në vendin e tyre.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 Mbretër 3:1 |
2 Mbretër 3:2 |
2 Mbretër 3:3 |
2 Mbretër 3:4 |
2 Mbretër 3:5 |
2 Mbretër 3:6 |
2 Mbretër 3:7 |
2 Mbretër 3:8 |
2 Mbretër 3:9 |
2 Mbretër 3:10 |
2 Mbretër 3:11 |
2 Mbretër 3:12 |
2 Mbretër 3:13 |
2 Mbretër 3:14 |
2 Mbretër 3:15 |
2 Mbretër 3:16 |
2 Mbretër 3:17 |
2 Mbretër 3:18 |
2 Mbretër 3:19 |
2 Mbretër 3:20 |
2 Mbretër 3:21 |
2 Mbretër 3:22 |
2 Mbretër 3:23 |
2 Mbretër 3:24 |
2 Mbretër 3:25 |
2 Mbretër 3:26 |
2 Mbretër 3:27 |
|
|
|
|
|
|
2 Mbretër 1 / 2Mb 1 |
2 Mbretër 2 / 2Mb 2 |
2 Mbretër 3 / 2Mb 3 |
2 Mbretër 4 / 2Mb 4 |
2 Mbretër 5 / 2Mb 5 |
2 Mbretër 6 / 2Mb 6 |
2 Mbretër 7 / 2Mb 7 |
2 Mbretër 8 / 2Mb 8 |
2 Mbretër 9 / 2Mb 9 |
2 Mbretër 10 / 2Mb 10 |
2 Mbretër 11 / 2Mb 11 |
2 Mbretër 12 / 2Mb 12 |
2 Mbretër 13 / 2Mb 13 |
2 Mbretër 14 / 2Mb 14 |
2 Mbretër 15 / 2Mb 15 |
2 Mbretër 16 / 2Mb 16 |
2 Mbretër 17 / 2Mb 17 |
2 Mbretër 18 / 2Mb 18 |
2 Mbretër 19 / 2Mb 19 |
2 Mbretër 20 / 2Mb 20 |
2 Mbretër 21 / 2Mb 21 |
2 Mbretër 22 / 2Mb 22 |
2 Mbretër 23 / 2Mb 23 |
2 Mbretër 24 / 2Mb 24 |
2 Mbretër 25 / 2Mb 25 |