1 |
Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët. |
2 |
Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata". |
3 |
Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij. |
4 |
Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi". |
5 |
Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjinestrës, por ja që një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha". |
6 |
Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri. |
7 |
Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty". |
8 |
Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb. |
9 |
Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç'bën këtu Elia?". |
10 |
Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të më vrasin". |
11 |
Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet. |
12 |
Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël. |
13 |
Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal në hyrje të shpellës; dhe ja, një zë i tha: Ç'bën aty Elia?". |
14 |
Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen të më vrasin". |
15 |
Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri në shkretëtirën e Damaskut; kur të arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret të Sirisë. |
16 |
Do të vajosësh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, mbret të Izraelit; do të vajosësh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet në vendin tënd. |
17 |
Kështu që ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit, do të vritet nga Jehu; dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu. |
18 |
Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre". |
19 |
Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij. |
20 |
Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënen time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?". |
21 |
Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 19:1 |
1 Mbretër 19:2 |
1 Mbretër 19:3 |
1 Mbretër 19:4 |
1 Mbretër 19:5 |
1 Mbretër 19:6 |
1 Mbretër 19:7 |
1 Mbretër 19:8 |
1 Mbretër 19:9 |
1 Mbretër 19:10 |
1 Mbretër 19:11 |
1 Mbretër 19:12 |
1 Mbretër 19:13 |
1 Mbretër 19:14 |
1 Mbretër 19:15 |
1 Mbretër 19:16 |
1 Mbretër 19:17 |
1 Mbretër 19:18 |
1 Mbretër 19:19 |
1 Mbretër 19:20 |
1 Mbretër 19:21 |
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 1 / 1Mb 1 |
1 Mbretër 2 / 1Mb 2 |
1 Mbretër 3 / 1Mb 3 |
1 Mbretër 4 / 1Mb 4 |
1 Mbretër 5 / 1Mb 5 |
1 Mbretër 6 / 1Mb 6 |
1 Mbretër 7 / 1Mb 7 |
1 Mbretër 8 / 1Mb 8 |
1 Mbretër 9 / 1Mb 9 |
1 Mbretër 10 / 1Mb 10 |
1 Mbretër 11 / 1Mb 11 |
1 Mbretër 12 / 1Mb 12 |
1 Mbretër 13 / 1Mb 13 |
1 Mbretër 14 / 1Mb 14 |
1 Mbretër 15 / 1Mb 15 |
1 Mbretër 16 / 1Mb 16 |
1 Mbretër 17 / 1Mb 17 |
1 Mbretër 18 / 1Mb 18 |
1 Mbretër 19 / 1Mb 19 |
1 Mbretër 20 / 1Mb 20 |
1 Mbretër 21 / 1Mb 21 |
1 Mbretër 22 / 1Mb 22 |