1 |
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami filloi të mbretërojë mbi Judën. |
2 |
Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit. |
3 |
Ai kreu mëkatet që i ati kishte bërë para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtërua plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij. |
4 |
Megjithatë për dashurinë që ushqente për Davidin, Zoti, Perëndia i tij, i la një llambë në Jeruzalem, dhe e ngriti të birin mbas tij dhe e bëri të qendrueshëm Jeruzalemin, |
5 |
sepse Davidi kishte bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo që Zoti i kishte urdhëruar të bënte gjatë gjithë kohës së jetës së tij, me përjashtim të rastit të Uriahut, Hiteut. |
6 |
Midis Roboamit dhe Jeroboamit pati luftë sa qe gjallë Roboami. |
7 |
Pjesa tjetër e bëmave të Abijamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Pati luftë midis Abijamit dhe Jeroboamit. |
8 |
Pastaj Abijamin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Asa. |
9 |
Në vitin e njëzet të mbretërisë së Jeroboamit, mbretit të Izraelit, Asa filloi të mbretërojë në Judë. |
10 |
Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit. |
11 |
Asa bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu si i ati Davidi. |
12 |
Eliminoi nga vendi ata që merreshin me kurvëri të shenjtë dhe tërë idhujtë e krijuar nga etërit e tij. |
13 |
Hoqi nga posti i mbretëreshës nënën e tij Maakah, sepse ajo kishte bërë një idhull të neveritshëm të Asherahut; Asa e rrëzoi atë idhull të neveritshëm dhe e dogji pranë përroit Kidron. |
14 |
Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatë zemra e Asas mbeti plotësisht e shenjtëruar Zotit gjatë gjithë jetës së tij. |
15 |
Ai solli në shtëpinë e Zotit gjërat e shenjtëruara nga i ati dhe gjërat që ai vetë i kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe enët. |
16 |
Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë jetës së tyre. |
17 |
Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun, me qëllim që të pengonte këdo që të shkonte ose të vinte nga Asa, mbret i Judës. |
18 |
Atëherë Asa mori tërë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror dhe ua dorëzoi shërbëtorëve të tij; mbreti Asa i dërgoi pastaj te Ben-Hadadi, bir i Tabrimonit, që ishte bir i Hezionit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, për t'i thënë: |
19 |
"Le të ketë aleancë midis teje dhe meje ashtu si ka pasur midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj një dhuratë ari dhe argjendi; shko dhe prishe aleancën tënde me Baasham, mbretin e Izraelit, me qëllim që ai të tërhiqet nga unë". |
20 |
Ben-Hadadi dëgjoi këshillat e mbretit Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qytetit të Izraelit; pushtoi Ijoin, Danin, Abel-Beth-Maakahun dhe tërë krahinën e Kinerothit me gjithë vendin e Neftalit. |
21 |
Sapo Baasha e mësoi këtë lajm, ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe qëndroi në Tirtsah. |
22 |
Atëherë mbreti Asa thirri tërë ata të Judës, pa përjashtuar asnjë; ata morën nga Ramahu gurët dhe lëndën që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar, dhe me këto materiale mbreti Asa ndërtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun. |
23 |
Pjesën tjetër të bëmave të Asas, të gjitha trimëritë e tij, të gjitha ato që bëri dhe qytetet që ndërtoi a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Por në pleqëri ai vuante nga një dhimbje te këmbët. |
24 |
Pastaj e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Jozafati. |
25 |
Nadabi, bir i Jeroboamit, filloi të mbretërojë mbi Izrael vitin e dytë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në Izrael dy vjet. |
26 |
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugët e atit të tij dhe mëkatin në të cilin e kishte futur Izraelin. |
27 |
Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtëpia e Isakarit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibethon që u përkiste Filistejve, ndërsa Nadabi dhe tërë Izraeli kishin rrethuar Gibethonin. |
28 |
Baasha e vrau në vitin e tretë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në vend të tij. |
29 |
Me t'u bërë mbret, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nga Jeroboami s'la të gjallë asnjë, për e shfarosi krejt shtëpinë e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoit me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit, |
30 |
për shkak të mëkateve të Jeroboamit, të kryera nga ai dhe që Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit. |
31 |
Pjesa tjetër e bëmave të Nadabit dhe të gjitha atë që ai bëri a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit? |
32 |
Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë kohës së jetës së tyre. |
33 |
Vitin e tretë të sundimit të Asas, mbretit të Judës, Baasha, bir i Ahijahut, filloi të mbretërojë mbi tërë Izraelin në Tirtsah; dhe mbretëroi njëzet e katër vjet. |
34 |
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vazhdoi rrugët e Jeroboamit dhe mëkatin që ky e kishte shtyrë Izraelin të kryente.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 15:1 |
1 Mbretër 15:2 |
1 Mbretër 15:3 |
1 Mbretër 15:4 |
1 Mbretër 15:5 |
1 Mbretër 15:6 |
1 Mbretër 15:7 |
1 Mbretër 15:8 |
1 Mbretër 15:9 |
1 Mbretër 15:10 |
1 Mbretër 15:11 |
1 Mbretër 15:12 |
1 Mbretër 15:13 |
1 Mbretër 15:14 |
1 Mbretër 15:15 |
1 Mbretër 15:16 |
1 Mbretër 15:17 |
1 Mbretër 15:18 |
1 Mbretër 15:19 |
1 Mbretër 15:20 |
1 Mbretër 15:21 |
1 Mbretër 15:22 |
1 Mbretër 15:23 |
1 Mbretër 15:24 |
1 Mbretër 15:25 |
1 Mbretër 15:26 |
1 Mbretër 15:27 |
1 Mbretër 15:28 |
1 Mbretër 15:29 |
1 Mbretër 15:30 |
1 Mbretër 15:31 |
1 Mbretër 15:32 |
1 Mbretër 15:33 |
1 Mbretër 15:34 |
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 1 / 1Mb 1 |
1 Mbretër 2 / 1Mb 2 |
1 Mbretër 3 / 1Mb 3 |
1 Mbretër 4 / 1Mb 4 |
1 Mbretër 5 / 1Mb 5 |
1 Mbretër 6 / 1Mb 6 |
1 Mbretër 7 / 1Mb 7 |
1 Mbretër 8 / 1Mb 8 |
1 Mbretër 9 / 1Mb 9 |
1 Mbretër 10 / 1Mb 10 |
1 Mbretër 11 / 1Mb 11 |
1 Mbretër 12 / 1Mb 12 |
1 Mbretër 13 / 1Mb 13 |
1 Mbretër 14 / 1Mb 14 |
1 Mbretër 15 / 1Mb 15 |
1 Mbretër 16 / 1Mb 16 |
1 Mbretër 17 / 1Mb 17 |
1 Mbretër 18 / 1Mb 18 |
1 Mbretër 19 / 1Mb 19 |
1 Mbretër 20 / 1Mb 20 |
1 Mbretër 21 / 1Mb 21 |
1 Mbretër 22 / 1Mb 22 |