1 |
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur aty për ta bërë mbret. |
2 |
Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte në Egjipt, ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte në Egjipt. |
3 |
Atëherë dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë asambleja e Izraelit erdhën t'i flasin Roboamit dhe i thanë: |
4 |
"Yt atë e ka bërë zgjedhën tonë të rënde; tani ti lehtëso skllavërinë e ashpër të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që na ka imponuar dhe ne do të të shërbejmë". |
5 |
Ai iu përgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unë pas tri ditëve". Dhe populli iku. |
6 |
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe u tha: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli?". |
7 |
Ata iu përgjigjën, duke thënë: "Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t'i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t'u thuash fjalë të mira, ata do të jenë shërbëtorë të tu përjetë". |
8 |
Por Roboami hodhi poshtë këshillën që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij, |
9 |
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli që më foli, duke më thënë: "Lehtëso zgjedhën që na ka vënë yt atë"?". |
10 |
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të iu përgjigjën, duke thënë: "Kështu do t'i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke të thënë: "Yt atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani ti lehtësoje atë". Kështu do t'u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë nga brinjët e atit tim; |
11 |
prandaj, në qoftë se im atë ju ka ngarkuar me një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se im atë ju ka dënuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik"". |
12 |
Tri ditë më vonë Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditëve". |
13 |
Mbreti iu përgjigj ashpër popullit, duke mos pranuar këshillën që i kishin dhënë pleqtë; |
14 |
përkundrazi i foli popullit sipas këshillës së të rinjve, duke thënë: "Im atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj; por unë do ta bëj edhe më të rëndë; im atë ju ka dënuar me fshikull, kurse unë do t'ju dënoj me kamxhik". |
15 |
Kështu mbreti nuk mori parasysh kërkesën e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, në mënyrë që të përmbushej fjala që Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shiloh. |
16 |
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj atij duke i thënë: "Çfarë pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjë trashëgimi me të birin e Isait! Në çadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu |
17 |
Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës mbretëronte Roboami. |
18 |
Mbreti Roboam dërgoi Adoramin, të ngarkuarin me haraçet, por tërë Izraeli e qëlloi me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam shpejtoi të hipë mbi një qerre për të ikur në Jeruzalem. |
19 |
Kështu Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit deri në ditën e sotme. |
20 |
Kur tërë Izraeli dëgjoi që Jeroboami ishte kthyer, dërgoi ta thërrasë dhe të paraqitej përpara asamblesë dhe, e bëri mbret mbi tërë Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtëpinë e Davidit, me përjashtim të të vetmit fis të Judës. |
21 |
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, mblodhi tërë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit dhe për t'i kthyer kështu mbretërinë Roboamit, birit të Salomonit. |
22 |
Por fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, duke i thënë: |
23 |
"Folë me Roboamin, birin e Salomonit, mbret të Judës, me tërë shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit dhe pjesës tjetër të popullit, dhe u thuaj atyre: |
24 |
Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit! Secili të kthehet në shtëpinë e tij, sepse kjo gjë vjen nga unë". Ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalës të Zotit. |
25 |
Pastaj Jeroboami ndërtoi Sikemin në zonën malore të Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli që andej dhe ndërtoi Penuelin. |
26 |
Jeroboami tha në zemër të vet: "Tani mbretëria do t'i kthehet me sa duket shtëpisë së Davidit. |
27 |
Në rast se ky popull shkon në Jeruzalem për t'ë ofruar flijime në shtëpinë e Zotit, zemra e këtij populli do të kthehet përsëri nga zotëria e tij, nga Roboami, mbret i Judës; kështu do të më vrasin dhe do të kthehen nga Roboami, mbret i Judës". |
28 |
Mbasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: "Éshtë shumë për ju të shkoni deri në Jeruzalem! O Izrael, ja ku janë perënditë e tua që të kanë nxjerrë nga vendi i Egjiptit!". |
29 |
Pastaj vendosi njerin prej tyre në Bethel dhe tjetrin në Dan. |
30 |
Ky ishte shkaku i mëkatit, sepse populli shkonte deri në Dan për të rënë përmbys përpara një viçi. |
31 |
Ai ndërtoi edhe tempuj mbi vendet e larta dhe bëri priftërinj duke i marrë nga të gjitha shtresat, por që nuk ishin bij të Levit. |
32 |
Jeroboami caktoi një festë në muajin e tetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, të njëllojtë me festën që kremtohej në Judë dhe ofroi flijime mbi altarin. Kështu veproi në Bethel për të flijuar viçat që ai kishte bërë; dhe në Bethel vendosi priftërinjtë e vendeve të larta që kishte ngritur. |
33 |
Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, muaj i zgjedhur nga ai vetë, Jeroboami u ngjit në altarin që kishte ndërtuar në Bethel; caktoi një festë për bijtë e Izraelit dhe u ngjit në altar për të djegur temjan.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 12:1 |
1 Mbretër 12:2 |
1 Mbretër 12:3 |
1 Mbretër 12:4 |
1 Mbretër 12:5 |
1 Mbretër 12:6 |
1 Mbretër 12:7 |
1 Mbretër 12:8 |
1 Mbretër 12:9 |
1 Mbretër 12:10 |
1 Mbretër 12:11 |
1 Mbretër 12:12 |
1 Mbretër 12:13 |
1 Mbretër 12:14 |
1 Mbretër 12:15 |
1 Mbretër 12:16 |
1 Mbretër 12:17 |
1 Mbretër 12:18 |
1 Mbretër 12:19 |
1 Mbretër 12:20 |
1 Mbretër 12:21 |
1 Mbretër 12:22 |
1 Mbretër 12:23 |
1 Mbretër 12:24 |
1 Mbretër 12:25 |
1 Mbretër 12:26 |
1 Mbretër 12:27 |
1 Mbretër 12:28 |
1 Mbretër 12:29 |
1 Mbretër 12:30 |
1 Mbretër 12:31 |
1 Mbretër 12:32 |
1 Mbretër 12:33 |
|
|
|
|
|
|
1 Mbretër 1 / 1Mb 1 |
1 Mbretër 2 / 1Mb 2 |
1 Mbretër 3 / 1Mb 3 |
1 Mbretër 4 / 1Mb 4 |
1 Mbretër 5 / 1Mb 5 |
1 Mbretër 6 / 1Mb 6 |
1 Mbretër 7 / 1Mb 7 |
1 Mbretër 8 / 1Mb 8 |
1 Mbretër 9 / 1Mb 9 |
1 Mbretër 10 / 1Mb 10 |
1 Mbretër 11 / 1Mb 11 |
1 Mbretër 12 / 1Mb 12 |
1 Mbretër 13 / 1Mb 13 |
1 Mbretër 14 / 1Mb 14 |
1 Mbretër 15 / 1Mb 15 |
1 Mbretër 16 / 1Mb 16 |
1 Mbretër 17 / 1Mb 17 |
1 Mbretër 18 / 1Mb 18 |
1 Mbretër 19 / 1Mb 19 |
1 Mbretër 20 / 1Mb 20 |
1 Mbretër 21 / 1Mb 21 |
1 Mbretër 22 / 1Mb 22 |