A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

2 Samueli 9

1
Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".
2
Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u përgjigj: "Jam shërbëtori yt".
3
Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t'i kushtoj mirësinë e Perëndisë?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët".
4
Mbreti i tha: "Ku është?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar".
5
Atëherë mbreti David dërgoi ta marrë nga shtëpia e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar.
6
Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u përgjigj: "ja shërbëtori yt!".
7
Davidi i tha: "Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time".
8
Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: "Ç'është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?".
9
Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: "Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd.
10
Kështu, pra, bashkë me bijtë dhe shërbëtorët e tu, do të punosh tokën për të dhe do të mbledhësh prodhimet e saj, me qëllim që i biri i zotërisë tënd të ketë bukë për të ngrënë; por Mefiboshethi, bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në tryezën time". Tsiba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.
11
Tsiba i tha mbretit: "Shërbëtori yt do të bëjë të gjitha ato që mbreti, zotëria im, i urdhëron shërbëtorit të tij". Kështu Mefiboshethi hante në tryezën e Davidit si një nga bijtë e mbretit.
12
Mefiboshethi kishte një djalë të vogël që quhej Mika; dhe tërë ata që rrinin në shtëpinë e Tsibas ishin shërbëtorë të Mefiboshethit.
13
Mefiboshethi banonte në Jeruzalem, sepse hante gjithnjë në tryezën e mbretit. Ishte sakat nga të dy këmbët.
2 Samueli 9:1
2 Samueli 9:2
2 Samueli 9:3
2 Samueli 9:4
2 Samueli 9:5
2 Samueli 9:6
2 Samueli 9:7
2 Samueli 9:8
2 Samueli 9:9
2 Samueli 9:10
2 Samueli 9:11
2 Samueli 9:12
2 Samueli 9:13
2 Samueli 1 / 2Sam 1
2 Samueli 2 / 2Sam 2
2 Samueli 3 / 2Sam 3
2 Samueli 4 / 2Sam 4
2 Samueli 5 / 2Sam 5
2 Samueli 6 / 2Sam 6
2 Samueli 7 / 2Sam 7
2 Samueli 8 / 2Sam 8
2 Samueli 9 / 2Sam 9
2 Samueli 10 / 2Sam 10
2 Samueli 11 / 2Sam 11
2 Samueli 12 / 2Sam 12
2 Samueli 13 / 2Sam 13
2 Samueli 14 / 2Sam 14
2 Samueli 15 / 2Sam 15
2 Samueli 16 / 2Sam 16
2 Samueli 17 / 2Sam 17
2 Samueli 18 / 2Sam 18
2 Samueli 19 / 2Sam 19
2 Samueli 20 / 2Sam 20
2 Samueli 21 / 2Sam 21
2 Samueli 22 / 2Sam 22
2 Samueli 23 / 2Sam 23
2 Samueli 24 / 2Sam 24