1 |
Por Jakobi, pasi mësoi se në Egjipt kishte grurë, u tha bijve të tij: "Pse shikoni njëri-tjetrin?". |
2 |
Pastaj tha: "Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim". |
3 |
Kështu dhjetë vëllezërit e Jozefit zbritën në Egjipt për të blerë grurë. |
4 |
Por Jakobi nuk e dërgoi Beniaminin, vëllanë e Jozefit, me vëllezërit e tij, sepse thoshte: "Të mos i ngjasë ndonjë fatkeqësi". |
5 |
Bijtë e Izraelit arritën aty, pra, për të blerë grurë, në mes të të ardhurve të tjerë, sepse në vendin e Kanaanëve mbretëronte zija. |
6 |
Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë. |
7 |
Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: "Nga vini?". Ata u përgjigjën: "Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime". |
8 |
Kështu Jozefi njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë. |
9 |
Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: "Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!". |
10 |
Ata iu përgjegjën: "Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime. |
11 |
Jemi të gjithë bijtë e të njejtit njeri, jemi njerëz të ndershëm; shërbëtorët e tu nuk janë spiunë". |
12 |
Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!". |
13 |
Atëherë ata thanë: "Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më". |
14 |
Por Jozefi u tha atyre: "Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë! |
15 |
Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu. |
16 |
Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!". |
17 |
Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë. |
18 |
Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia! |
19 |
Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t'u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie; |
20 |
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu. |
21 |
Atëherë i thonin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi". |
22 |
Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij". |
23 |
Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes. |
24 |
Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre. |
25 |
Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t'u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë. |
26 |
Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan. |
27 |
Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t'i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës; |
28 |
kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m'u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç'është vallë kjo që na bëri Perëndia?". |
29 |
Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë: |
30 |
"Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit. |
31 |
Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë; |
32 |
jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit". |
33 |
Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni; |
34 |
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t'ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"". |
35 |
Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika. |
36 |
Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!". |
37 |
Rubeni i tha të atit: "Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej". |
38 |
Por Jakobi u përgjigj: "Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t'i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 42:1 |
Gjenezë 42:2 |
Gjenezë 42:3 |
Gjenezë 42:4 |
Gjenezë 42:5 |
Gjenezë 42:6 |
Gjenezë 42:7 |
Gjenezë 42:8 |
Gjenezë 42:9 |
Gjenezë 42:10 |
Gjenezë 42:11 |
Gjenezë 42:12 |
Gjenezë 42:13 |
Gjenezë 42:14 |
Gjenezë 42:15 |
Gjenezë 42:16 |
Gjenezë 42:17 |
Gjenezë 42:18 |
Gjenezë 42:19 |
Gjenezë 42:20 |
Gjenezë 42:21 |
Gjenezë 42:22 |
Gjenezë 42:23 |
Gjenezë 42:24 |
Gjenezë 42:25 |
Gjenezë 42:26 |
Gjenezë 42:27 |
Gjenezë 42:28 |
Gjenezë 42:29 |
Gjenezë 42:30 |
Gjenezë 42:31 |
Gjenezë 42:32 |
Gjenezë 42:33 |
Gjenezë 42:34 |
Gjenezë 42:35 |
Gjenezë 42:36 |
Gjenezë 42:37 |
Gjenezë 42:38 |
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 1 / Gje 1 |
Gjenezë 2 / Gje 2 |
Gjenezë 3 / Gje 3 |
Gjenezë 4 / Gje 4 |
Gjenezë 5 / Gje 5 |
Gjenezë 6 / Gje 6 |
Gjenezë 7 / Gje 7 |
Gjenezë 8 / Gje 8 |
Gjenezë 9 / Gje 9 |
Gjenezë 10 / Gje 10 |
Gjenezë 11 / Gje 11 |
Gjenezë 12 / Gje 12 |
Gjenezë 13 / Gje 13 |
Gjenezë 14 / Gje 14 |
Gjenezë 15 / Gje 15 |
Gjenezë 16 / Gje 16 |
Gjenezë 17 / Gje 17 |
Gjenezë 18 / Gje 18 |
Gjenezë 19 / Gje 19 |
Gjenezë 20 / Gje 20 |
Gjenezë 21 / Gje 21 |
Gjenezë 22 / Gje 22 |
Gjenezë 23 / Gje 23 |
Gjenezë 24 / Gje 24 |
Gjenezë 25 / Gje 25 |
Gjenezë 26 / Gje 26 |
Gjenezë 27 / Gje 27 |
Gjenezë 28 / Gje 28 |
Gjenezë 29 / Gje 29 |
Gjenezë 30 / Gje 30 |
Gjenezë 31 / Gje 31 |
Gjenezë 32 / Gje 32 |
Gjenezë 33 / Gje 33 |
Gjenezë 34 / Gje 34 |
Gjenezë 35 / Gje 35 |
Gjenezë 36 / Gje 36 |
Gjenezë 37 / Gje 37 |
Gjenezë 38 / Gje 38 |
Gjenezë 39 / Gje 39 |
Gjenezë 40 / Gje 40 |
Gjenezë 41 / Gje 41 |
Gjenezë 42 / Gje 42 |
Gjenezë 43 / Gje 43 |
Gjenezë 44 / Gje 44 |
Gjenezë 45 / Gje 45 |
Gjenezë 46 / Gje 46 |
Gjenezë 47 / Gje 47 |
Gjenezë 48 / Gje 48 |
Gjenezë 49 / Gje 49 |
Gjenezë 50 / Gje 50 |