1 |
Perëndia i tha Jakobit: "Çohu, ngjitu në Bethel dhe vendosu aty; dhe bëj aty një altar Perëndisë që t'u shfaq, kur ikje para vëllait tënd Esau". |
2 |
Atëherë Jakobi i tha familjes së tij dhe gjithë atyre që ishin me të: "Hiqni nga rrethi juaj perënditë e huaja, pastrohuni dhe ndërroni rrobat tuaja; |
3 |
pastaj të ngrihemi dhe të shkojmë në Bethel, dhe unë do t'i bëj një altar Perëndisë që plotësoi dëshirën time ditën e fatkeqësisë sime dhe që më shoqëroi në udhëtimin që kam bërë". |
4 |
Atëherë ata i dhanë Jakobit tërë perënditë e huaja që kishin dhe varëset që mbanin në veshë; dhe Jakobi i fshehu nën lisin që ndodhet pranë Sikemit. |
5 |
Pastaj ata u nisën dhe tmerri i Perëndisë ra mbi të gjitha qytetet rreth tyre, kështu që nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. |
6 |
Kështu Jakobi arriti në Luc, domethënë në Bethel, që ndodhet në vendin e Kanaanit; erdhi aty me të gjithë njerëzit që ishin me të. |
7 |
Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij. |
8 |
Atëherë vdiq Debora, taja e Rebekës, dhe e varrosën poshtë Bethelit, në këmbët e lisit që u quajt Alon-Bakuth. |
9 |
Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi. |
10 |
Dhe Perëndia i tha: "Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael. |
11 |
Pastaj Perëndia i tha: "Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua; |
12 |
dhe do të të jap ty dhe pasardhësve të tu pas teje vendin që i dhashë Abrahamit dhe Isakut". |
13 |
Pastaj Perëndia u ngjit më lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur. |
14 |
Atëherë Jakobi ndërtoi një përmendore, një përmendore prej guri, në vendin ku Perëndia i kishte folur; mbi të hodhi pak verë dhe derdhi ca vaj sipër. |
15 |
Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur. |
16 |
Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë; |
17 |
dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: "Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë". |
18 |
Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin. |
19 |
Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit). |
20 |
Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës. |
21 |
Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit. |
22 |
Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh. |
23 |
Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni. |
24 |
Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini. |
25 |
Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali. |
26 |
Bijtë e Zilpahës, shërbëtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padan-Aram. |
27 |
Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, në Marme, në Kirjath-Arba (domethënë në Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qëndruar ca kohë. |
28 |
Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet. |
29 |
Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 35:1 |
Gjenezë 35:2 |
Gjenezë 35:3 |
Gjenezë 35:4 |
Gjenezë 35:5 |
Gjenezë 35:6 |
Gjenezë 35:7 |
Gjenezë 35:8 |
Gjenezë 35:9 |
Gjenezë 35:10 |
Gjenezë 35:11 |
Gjenezë 35:12 |
Gjenezë 35:13 |
Gjenezë 35:14 |
Gjenezë 35:15 |
Gjenezë 35:16 |
Gjenezë 35:17 |
Gjenezë 35:18 |
Gjenezë 35:19 |
Gjenezë 35:20 |
Gjenezë 35:21 |
Gjenezë 35:22 |
Gjenezë 35:23 |
Gjenezë 35:24 |
Gjenezë 35:25 |
Gjenezë 35:26 |
Gjenezë 35:27 |
Gjenezë 35:28 |
Gjenezë 35:29 |
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 1 / Gje 1 |
Gjenezë 2 / Gje 2 |
Gjenezë 3 / Gje 3 |
Gjenezë 4 / Gje 4 |
Gjenezë 5 / Gje 5 |
Gjenezë 6 / Gje 6 |
Gjenezë 7 / Gje 7 |
Gjenezë 8 / Gje 8 |
Gjenezë 9 / Gje 9 |
Gjenezë 10 / Gje 10 |
Gjenezë 11 / Gje 11 |
Gjenezë 12 / Gje 12 |
Gjenezë 13 / Gje 13 |
Gjenezë 14 / Gje 14 |
Gjenezë 15 / Gje 15 |
Gjenezë 16 / Gje 16 |
Gjenezë 17 / Gje 17 |
Gjenezë 18 / Gje 18 |
Gjenezë 19 / Gje 19 |
Gjenezë 20 / Gje 20 |
Gjenezë 21 / Gje 21 |
Gjenezë 22 / Gje 22 |
Gjenezë 23 / Gje 23 |
Gjenezë 24 / Gje 24 |
Gjenezë 25 / Gje 25 |
Gjenezë 26 / Gje 26 |
Gjenezë 27 / Gje 27 |
Gjenezë 28 / Gje 28 |
Gjenezë 29 / Gje 29 |
Gjenezë 30 / Gje 30 |
Gjenezë 31 / Gje 31 |
Gjenezë 32 / Gje 32 |
Gjenezë 33 / Gje 33 |
Gjenezë 34 / Gje 34 |
Gjenezë 35 / Gje 35 |
Gjenezë 36 / Gje 36 |
Gjenezë 37 / Gje 37 |
Gjenezë 38 / Gje 38 |
Gjenezë 39 / Gje 39 |
Gjenezë 40 / Gje 40 |
Gjenezë 41 / Gje 41 |
Gjenezë 42 / Gje 42 |
Gjenezë 43 / Gje 43 |
Gjenezë 44 / Gje 44 |
Gjenezë 45 / Gje 45 |
Gjenezë 46 / Gje 46 |
Gjenezë 47 / Gje 47 |
Gjenezë 48 / Gje 48 |
Gjenezë 49 / Gje 49 |
Gjenezë 50 / Gje 50 |