A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Gjenezë 34

1
Por Dina, vajza që Lea i kishte lindur Jakobit, doli për të parë bijat e vendit.
2
Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrëmbeu, ra në shtrat me të dhe e dhunoi.
3
Dhe shpirti i tij u lidh me Dinën, të bijën e Jakobit; ai e dashuroi vajzën dhe i foli zemrës së saj.
4
Pastaj i tha të atit Hamor: "Ma jep këtë vajzë për grua".
5
Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.
6
Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t'i folur.
7
Sapo dëgjuan për atë që kishte ndodhur, bijtë e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin të hidhëruar dhe shumë të zemëruar, sepse ai kishte kryer një veprim të turpshëm në Izrael, duke rënë në shtrat me të bijën e Jakobit, gjë që nuk duhej bërë.
8
Por Hamori u foli atyre duke thënë: "Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;
9
të bëjmë krushqi bashkë: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.
10
Kështu ju do të banoni me ne dhe vendi do të jetë në dispozicionin tuaj; banoni në të, bëni tregëti dhe blini prona".
11
Pastaj Sikemi u tha të atit dhe të vëllezërve të Dinës: "Bëni që unë të gjej hir në sytë tuaj dhe do t'ju jap çfarëdo gjë që do të më kërkoni.
12
Më caktoni madje një pajë të madhe dhe një dhuratë, dhe unë do t'ju jap sa të kërkoni, por ma jepni vajzën për grua".
13
Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
14
dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
15
Vetëm me këtë kusht do ta pranojmë kërkesën tuaj, domethënë po të jetë se bëheni si ne, duke rrethprerë çdo mashkull nga ju.
16
Atëherë ne do t'ju japim bijat tona dhe do të marrim bijat tuaja, do të banojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
17
Por në qoftë se nuk doni të na dëgjoni dhe nuk dëshironi të rrethpriteni, ne do të marrim bijën tonë dhe do të ikim".
18
Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
19
Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.
20
Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhën në portat e qytetit të tyre dhe u folën njerëzve të qytetit të tyre, duke thënë:
21
"Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t'ju japim bijat tona.
22
Por këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për të formuar një popull të vetëm, me të vetmin kusht që çdo mashkull te ne të rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.
23
Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne".
24
Dhe të gjithë ata që dilnin nga portat e qytetit dëgjuan fjalët e Hamorit dhe të birit të tij Sikem; dhe çdo mashkull u rrethpre, tërë ata dilnin nga porta e qytetit.
25
Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.
26
Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.
27
Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.
28
Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
29
dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
30
Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".
31
Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".
Gjenezë 34:1
Gjenezë 34:2
Gjenezë 34:3
Gjenezë 34:4
Gjenezë 34:5
Gjenezë 34:6
Gjenezë 34:7
Gjenezë 34:8
Gjenezë 34:9
Gjenezë 34:10
Gjenezë 34:11
Gjenezë 34:12
Gjenezë 34:13
Gjenezë 34:14
Gjenezë 34:15
Gjenezë 34:16
Gjenezë 34:17
Gjenezë 34:18
Gjenezë 34:19
Gjenezë 34:20
Gjenezë 34:21
Gjenezë 34:22
Gjenezë 34:23
Gjenezë 34:24
Gjenezë 34:25
Gjenezë 34:26
Gjenezë 34:27
Gjenezë 34:28
Gjenezë 34:29
Gjenezë 34:30
Gjenezë 34:31
Gjenezë 1 / Gje 1
Gjenezë 2 / Gje 2
Gjenezë 3 / Gje 3
Gjenezë 4 / Gje 4
Gjenezë 5 / Gje 5
Gjenezë 6 / Gje 6
Gjenezë 7 / Gje 7
Gjenezë 8 / Gje 8
Gjenezë 9 / Gje 9
Gjenezë 10 / Gje 10
Gjenezë 11 / Gje 11
Gjenezë 12 / Gje 12
Gjenezë 13 / Gje 13
Gjenezë 14 / Gje 14
Gjenezë 15 / Gje 15
Gjenezë 16 / Gje 16
Gjenezë 17 / Gje 17
Gjenezë 18 / Gje 18
Gjenezë 19 / Gje 19
Gjenezë 20 / Gje 20
Gjenezë 21 / Gje 21
Gjenezë 22 / Gje 22
Gjenezë 23 / Gje 23
Gjenezë 24 / Gje 24
Gjenezë 25 / Gje 25
Gjenezë 26 / Gje 26
Gjenezë 27 / Gje 27
Gjenezë 28 / Gje 28
Gjenezë 29 / Gje 29
Gjenezë 30 / Gje 30
Gjenezë 31 / Gje 31
Gjenezë 32 / Gje 32
Gjenezë 33 / Gje 33
Gjenezë 34 / Gje 34
Gjenezë 35 / Gje 35
Gjenezë 36 / Gje 36
Gjenezë 37 / Gje 37
Gjenezë 38 / Gje 38
Gjenezë 39 / Gje 39
Gjenezë 40 / Gje 40
Gjenezë 41 / Gje 41
Gjenezë 42 / Gje 42
Gjenezë 43 / Gje 43
Gjenezë 44 / Gje 44
Gjenezë 45 / Gje 45
Gjenezë 46 / Gje 46
Gjenezë 47 / Gje 47
Gjenezë 48 / Gje 48
Gjenezë 49 / Gje 49
Gjenezë 50 / Gje 50