1 |
Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?"". |
2 |
Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë; |
3 |
por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni"". |
4 |
Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak; |
5 |
por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen". |
6 |
Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai. |
7 |
Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t'u mbuluar. |
8 |
Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit. |
9 |
Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?". |
10 |
Ai u përgjigj: "Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha". |
11 |
Dhe Perëndia i tha: "Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?". |
12 |
Njeriu u përgjigj: "Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra". |
13 |
Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: "Pse e bëre këtë?". Gruaja u përgjigj: "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj". |
14 |
Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate. |
15 |
Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj". |
16 |
Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty". |
17 |
Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të |
18 |
Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave; |
19 |
do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh". |
20 |
Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve. |
21 |
Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi. |
22 |
Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë". |
23 |
Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë. |
24 |
Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 3:1 |
Gjenezë 3:2 |
Gjenezë 3:3 |
Gjenezë 3:4 |
Gjenezë 3:5 |
Gjenezë 3:6 |
Gjenezë 3:7 |
Gjenezë 3:8 |
Gjenezë 3:9 |
Gjenezë 3:10 |
Gjenezë 3:11 |
Gjenezë 3:12 |
Gjenezë 3:13 |
Gjenezë 3:14 |
Gjenezë 3:15 |
Gjenezë 3:16 |
Gjenezë 3:17 |
Gjenezë 3:18 |
Gjenezë 3:19 |
Gjenezë 3:20 |
Gjenezë 3:21 |
Gjenezë 3:22 |
Gjenezë 3:23 |
Gjenezë 3:24 |
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 1 / Gje 1 |
Gjenezë 2 / Gje 2 |
Gjenezë 3 / Gje 3 |
Gjenezë 4 / Gje 4 |
Gjenezë 5 / Gje 5 |
Gjenezë 6 / Gje 6 |
Gjenezë 7 / Gje 7 |
Gjenezë 8 / Gje 8 |
Gjenezë 9 / Gje 9 |
Gjenezë 10 / Gje 10 |
Gjenezë 11 / Gje 11 |
Gjenezë 12 / Gje 12 |
Gjenezë 13 / Gje 13 |
Gjenezë 14 / Gje 14 |
Gjenezë 15 / Gje 15 |
Gjenezë 16 / Gje 16 |
Gjenezë 17 / Gje 17 |
Gjenezë 18 / Gje 18 |
Gjenezë 19 / Gje 19 |
Gjenezë 20 / Gje 20 |
Gjenezë 21 / Gje 21 |
Gjenezë 22 / Gje 22 |
Gjenezë 23 / Gje 23 |
Gjenezë 24 / Gje 24 |
Gjenezë 25 / Gje 25 |
Gjenezë 26 / Gje 26 |
Gjenezë 27 / Gje 27 |
Gjenezë 28 / Gje 28 |
Gjenezë 29 / Gje 29 |
Gjenezë 30 / Gje 30 |
Gjenezë 31 / Gje 31 |
Gjenezë 32 / Gje 32 |
Gjenezë 33 / Gje 33 |
Gjenezë 34 / Gje 34 |
Gjenezë 35 / Gje 35 |
Gjenezë 36 / Gje 36 |
Gjenezë 37 / Gje 37 |
Gjenezë 38 / Gje 38 |
Gjenezë 39 / Gje 39 |
Gjenezë 40 / Gje 40 |
Gjenezë 41 / Gje 41 |
Gjenezë 42 / Gje 42 |
Gjenezë 43 / Gje 43 |
Gjenezë 44 / Gje 44 |
Gjenezë 45 / Gje 45 |
Gjenezë 46 / Gje 46 |
Gjenezë 47 / Gje 47 |
Gjenezë 48 / Gje 48 |
Gjenezë 49 / Gje 49 |
Gjenezë 50 / Gje 50 |